Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka denoncuar skandalin që po bëhet me truallin shtet në Tiranë ku do të ndërtohen kulla.
Muçollari tha nga selia e PD se këto toka po jepen për miqtë e Edi Ramës, të cilët do të fitojnë miliona euro nga ndërtimet, ndërsa nuk do të paguajnë asgjë.
“Trojet më të lakmuara të Tiranës futen në një procedure me negocim, pra pa transparence, pa tenderim.
Bëhet fjalë për 130 mijë metra katrorë ndërtim, ku shteti, merr më pak se 35 përqind, kur në këto zona, sipas tregut, pronari i tokës përfiton të paktën 45 përqind.
