Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar uljen e pagës deri në 40% për prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati. Kjo vjen pas hetimit disiplinor të kryer nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, për zvarritje të pajustifikuar në nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit për vendim penal të formës së prerë.
Ky mosveprim i prokurorit ka cënuar të drejtat që gëzojnë të dënuarit me burgim, thuhet në njoftimin e ILD.
“Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kryer hetimin disiplinor me nismë të ankuesit V.Q., që i është drejtuar ILD-së me ankesë ndaj prokurorit A.B., për zvarritje mbi 3 vjeçare, në nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal për ankuesin.
Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë rezulton se:
