PD depoziton propozimin në Kuvend: T’u kthehen lekët e taksës anti-kushtetuese profesionistëve të lirë

Data

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, së bashku me kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi kanë bërë me dije se kanë dorëzuar në Kuvend propozimin ligjor, ku kërkojnë rimbursimin e pagesave për të gjithë profesionistët e lirë, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli taksimin si anti-kushtetues.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se Qeveria po heziton t’ua kthejë paratë profesionistëve të lirë, teksa opozita premton se do t’i shkojë deri në fund kësaj beteje.

Pritet që propozimi ligjor të diskutohet në Kuvend, ku PD do të kërkojë mbështetjen e të gjithë deputetëve për miratimin e tij, në mënyrë që drejtësia dhe barazia të jenë themeli i politikave fiskale në vend.

“Drejtësi për profesionistët e lirë! Qeveria duhet të rimbursojë taksat e marra padrejtësisht dhe të mbështesë bizneset në këtë ekonomi sfiduese. Propozimi ligjor për rikthimin e taksës së marrë padrejtësisht është nje tjetër premtim i mbajtur ndaj shtresës së mesme!” – shkruan Tabaku krahas video-s.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related