Belinda Balluku në SPAK për aferat me energjinë, ja si zëvendësja e Ramës bënte thirrje për heqjen e karikuesve nga…

Data

Grupi Parlamentar i PD-së paditi pak ditë më parë në SPAK, ministren e Energjisë, Belinda Balluku duke e akuzuar se vetëm për 1 vit grabiti rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë. Në një deklaratë për mediat, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se ministrja Belinda Balluku ka shmangur shit-Blerjen e energjisë në bursë për të favorizuar 4-5 kompani pranë saj. Ndërsa u shpreh se nga shitblerja e energjisë jashtë bursës dëmi i shkaktuar ishte gati 16 milionë euro. Nëse SPAK thellon hetimet, vjedhjet galopante nga ministria nën urdhrat e saj nuk kanë fund. Një nga skandalet është kur KESH e shiste energjinë më lirë ditën dhe e blinte më shtrenjtë natën duke pasuruar sipas investigimit të emisionit “Në Shënjester”.

Skandali

Kështu duket se ka ndodhur edhe me kompaninë NOA Energy, me të cilën KESH kishte një marrëveshje për shkëmbim energjie. Kompania, ndryshe nga KESH, në periudhën më të vështirë për Kompaninë Elektroenergjetike Shqiptare, duket se ka dalë me fitim. Madje, siç rezulton edhe në dokumente, duke ‘ngrohur edhe duart’ në këtë histori. Pavarësisht se kriza i kishte trokitur në portat e kaskadës, KESH vazhdonte për kortezi, në muajin tetor 2021, të zbatonte një kontratë shkëmbimi energjie me kompaninë NOA Energy. Nga ku rezulton se KESH i jepte energji NOA-s ditën kur çmimi ishte më i lartë, dhe ia merrte natën kur çmimi ishte më i ulët. Një rast unikal ky i denjë vetëm për leksionet e ekspertëve të KESH, të cilët nëpërmjet këtij operacioni kanë mundur të pasurojnë kompaninë NOA dhe të varfërojnë KESH-in. Pikërisht në këtë moment, kur duhet të gjente zgjidhje se si të ulte kostot e dëmit që kish shkaktuar, KESH kapet duke pasuruar një kompani private.

Raporti i KLSH

Kompania, në këtë rast NOA Energy, e cila rezulton se në muajin tetor të vitit 2021, ka përfituar nga kjo mirësi e KESH, 5.1 milionë euro. “KESH përveç operacioneve të tjera, si ato të shitjeve nga prurjet e larta, optimizimit etj., në periudhën qershor-tetor 2021, i ka dhënë 149 442 MËh energji elektrike shoqërisë tregtare Noa Energy, në formën e shkëmbimit. Periudhë kjo që korrespondon me rënien e nivelit të liqenit të Fierzës. Sipas marrëveshjes NOA Energy rezulton se deri në fund të muajt shtator 2022 është debitor ndaj KESH për sasinë 17 515 MWh”, thotë Auditi i KLSH. Por sikur të mos mjaftonte kjo zemërgjerësi e KESH, NOA ka menduar ta shtojë edhe më tej oreksin e saj. Pasi nuk u mjaftua me fitimet goxha të majme që përfitoi nga ky operacion, rezulton se i mori KESH-it në vazhdim, edhe një sasi prej 20 mijë megavat për orë, sasi energjie të cilën rezulton se nuk ia ktheu kurrë.

Por nga kjo sasi energjie, mësohet se i ktheu KESH-it në muajin prill të vitit 2022, vetëm një pakicë prej 2400 megavat për orë dhe më pas 30 mega të tjera. Ndërkohë që sipas KLSH, NOA del që i ka borxh KESH-it, 9.3 milionë euro. “Si pasojë e marrëveshjes me kompaninë ‘Noa Energy’, KESH ka një fitim të munguar prej 9 367 730 euro në portofolin e vet financiar, pasi nëse sasia totale e shkëmbyer do të ishte shitur/blerë për optimizim në bazë të çmimeve referente do të kishte një fitim të ngjashëm. Ndaj për këtë arsye këshillohet që problematikat me kompaninë ‘NOA Energy’ të zgjidhen sa më parë, pasi sasia e mbartur dhe e pakthyer nga kjo kompani për llogari të KESH është e konsiderueshme”, shprehet auditi i KLSH.

Detajet

Për ekspertin e energjetikës, Azmer Duleviç, ajo që mbetet më flagrante është se KESH, ka shitur energji me çmim qesharak në ditët e veta më të mira dhe ka blerë me çmim më të shtrenjtë, në ditët kur bursa kishte çmimin më të lartë të energjisë në treg. “Duhet të themi që në momentin që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë energjinë mua nga një navigim që kam bërë mua më rezulton që e ka blerë pikërisht në ato ditë dhe në ato fasha orare kur çmimi i energjisë në bursë ka qenë më i lartë. Në momentin që ne kemi pasur prodhim ose teprica energjie ne e kemi shitur energjinë e tepërt me një çmim qesharak. Me 25 euro dhe me 44 euro çmimin e megavatorit”, deklaroi Duleviç pak kohë më parë. Por kjo kontratë me ‘NOA Energy’, nuk ishte shkelja e vetme që KLSH gjeti në punën e KESH, në keqmenaxhimin e situatës në kaskadës së Drinit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related