Ilir Meta në pritje të arrestimit nga dita në ditë,ja detajet nga takimi privat me Kryemadhin në Gjirin e Lalzit dhe…

Data

Në një periudhë të mbushur me ngjarje të rëndësishme dhe zhvillime të fuqishme në politikën e sistemin juridik shqiptar, disa çështje kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik, sikundër janë hetimet që Prokuroria e Posaçme (SPAK) po bën ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, familjes së këtij të fundit, si dhe ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Gjatë një interviste për gazetën avokati Beqiri ka bërë disa deklarata tronditëse, duke akuzuar Sali Berishën për përfshirje në një mori aferash korruptive dhe krime të rënda. Nga ana tjetër, ish-presidenti Ilir Meta është në qendër të spekulimeve për një arrestim të mundshëm.

Për këtë arsye avokat Beqiri zbulon se zoti Meta është takuar edhe me Monika Kryemadhin në Gjirin e Lalzit, ku siç thotë ai është një takim që vjen përpara se SPAK t’u tundë prangat. Nga ana tjetër, avokat Idajet Beqiri gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, ka nxjerrë në dritë disa prapaskena të rëndësishme lidhur me vjedhjen e floririt në Kërrabë. Beqiri nxjerr prapaskenat e forta, teksa tregon dëshmitarët që zbardhin vjedhjen e floririt në Kërrabë, ku akuzohet dhe dyshohet se është përfshirë ish-presidenti Meta.

-Avokat Beqiri, SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha sa i takon aferës “Partizani”. Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv”. Çfarë pritet të ndodh në ditët në vijim?

Një vendim i pritur, një çështje që u vonua hetimi por procedurat janë zbatuar në mënyrë tepër korrekte. Kemi të bëjmë me një vepër penale të dukshme pavarësisht përpjekjeve për ta zvogëluar këtë gjë, nga ana e tij dhe avokatëve të tij, fatkeqësisht dhe nga ana e disa politikanëve dhe avokatëve të tjerë të cilët nuk e shohin krimin e Berishës për korrupsionin pasiv të kompleksit “Partizani” sepse ndaj tij ka krime makabër të cilat do vijnë rradhë e nuk do të pushojnë së hetuari deri në fund të jetës së tij. Fatkeqësisht, duke bërë hesap reciprok e duke e parë që edhe vetë në një mënyrë apo në një tjetër, o kanë qenë bashkëpunëtor ose pasuritë që kanë, i kanë vënë në rrugën që i ka vënë ai, arrijnë deri aty sa ta zvogëlojnë përgjegjësinë e tij dhe t’i japin nuanca politike një krimi i cili nuk është krim politik por është krim i rëndë kundër institucioneve më të larta të shtetit, kundër pushtetit që të ka dhënë populli, kundër taksave, pasurive, buxhetit të tyre. Veprimi i SPAK është ligjor dhe masa që u mor ndaj tij e detyrimit për paraqitje dhe pastaj më vonë për arrest në shtëpi, që në atë fazë ishte e plotë. Krimi i korrupsionit pasiv, i pastrimit i produkteve që rrjedhin nga një krim dhe i shpërdorimit të detyrës nga ana e tij, e dhëndrit të tij e bashkëpunëtorëve të tij e veçanërisht të disa bashkëpunëtorëve pranë tij me funksione të veçanta si Oerd Bylykbashi, ministri i Financave, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, e kanë konsumuar krimin e shpërdorimit të detyrës.

-Korrupsioni sa vjet kërkon që të parashkruhet, 20 vite?

Po, 20 vite, por organi i akuzës nuk mbyll sytë para krimeve të tjera. Bie fjala, ti mund të kesh bërë edhe një rrahje dhe kur hetohesh, hetohesh edhe për këtë rrahje të cilën duhet ta thuash se e ka rrahur filanin por është parashkruar se 5 vite është por je i detyruar ta thuash. Ka shpërdoruar detyrën bashkë me Oerd Bylykbashin, me ish-ministrin e Financave dhe ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, me ministrin e Mbrojtjes, këtë gjë duhet ta thuash dhe më pas SPAK sqaron se pse këto të tjerët nuk janë marrë në përgjegjësi penale dhe pse nuk po i dërgon në gjyq. Krimi i tij që në dosjen e parë që u mor masa e sigurimit, u mor mbi bazën e dyshimeve tepër të rëndësishme, çështja shkoi deri në gjykatën e Lartë dhe mori përgjigje negative kundër Berishës, që do të thotë se rrugën e fajësisë e mori që në fillim në 200 faqet e para të dosjes. Është mbyllur cikli i fajësisë së tij dhe masën e dënimit tani e ka nga 4-10 vite burg.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related