Ja si Edi Rama i ka shitur Samir Manes pronat në bregdet për të ngritur hotele luksoze me çmime shumëfish më të…

Data

Rasti kur qeveria me VKM i shet një investitori jashtë kushteve të konkurrencës, nuk është asgjë më shumë se sa një tregues i kapjes së shtetit nga oligarkët dhe klientët e qeverisë dhe një simbiozë e dëmshme, e rrezikshme dhe jokushtetuese midis tyre. Këtë gjë ka bërë dhe vazhdon të bëjë kryeministri Edi Rama me Samir Manen. Këtë fakt po e evidentojmë me shembullin në fshatin turistik të oligarkut në Palasë.

Skandali

Në një nga brigjet më të bukura të Jonit në Palasë, vilat e reja të fshatit turistik “Green Coast” në pronësi të Manes, ofrohet me qira ditore deri në 400 euro apo në shitje deri në 1 milion euro. Edhe çmimi i tokës truall në këtë zonë është i shtrenjtë, pasi ai varion deri në 400 euro për metër katror sipas njoftimeve të agjencive imobilare. Sipas BIRN, dy vite më parë, qeveria shqiptare vendosi t’i shiste një sipërfaqe toke truall prej gati 9 mijë metrash katrorë kompanisë së Samir Manes. Deri këtu jemi në rregull, por nëse shohim çmimin, aty është aplikuar një shitjeje shumëfish më e ulët, e barabartë me 2135 lekë (18.2 euro) për metër katror. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 13 korrik 2022, kompania ‘Green Coast’ i paguajti buxhetit të shtetit në total 18.7 milionë lekë (160 mijë euro) për një sipërfaqe prej 8774 m2, mbi të cilën u ndërtua një hotel luksoz.

Ky nuk është rasti i vetëm kur toka shtetërore të lakmuara në bregdet ose në kryeqytet i shiten investitorëve privatë për çmime shumë herë më lira se ato të tregut imobiliar. Sipas ekspertëve të ekonomisë, këto transaksione edhe pse formalisht të ligjshme, përbëjnë një favorizim klientelist të qeverisë për oligarkët dhe dëmtim të interesave publike. Kompania e Manes theksoi për BIRN, se trualli ishte blerë në përputhje me ligjet në fuqi dhe me vlerën e përcaktuar në metodologjinë e përllogaritjes së çmimit të tokës, një dokument i miratuar nga akte normative dhe vendime të Këshillit të Ministrave. “Toka të cilës ju i referoheni do të përdoret për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe nuk është përfituar duke paguar më pak nga çfarë përcakton metodologjia e përllogaritjes së çmimit të tokës në Republikën e Shqipërisë,” tha kompania ‘Green Coast’ në atë kohë në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike.

“Nga ana jonë nuk është kërkuar marrja e tokës pa pagesë apo me 1 euro për metër katror, pavarësisht se aktet nënligjore në zbatim të nenit 29, Ligji Nr. 93/2015 për Turizmin apo/dhe akteve nënligjore të Ligjit për Investime Strategjike, lejohej,” shtoi kompania, duke theksuar se truallin mund ta merrte dhe falas.

Favorizimet

Grupi “Balfin” është një nga konglomeratët më mëdhenj të investimeve në Shqipëri dhe rajon. Ai drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Samir Mane që përshkruhet si njeriu më i pasur në vend ose etiketohet si ‘oligark’ me ndikim në politikëbërje dhe favorizim direkt nga qeveritë, si ajo e Berishës, tani dhe nga Edi Rama. Vlera e përdorur nga qeveria për privatizimin e pronave publike është bazuar mbi një hartë të vjetër të vitit 2014 për çmimet referencë të tokës, që nuk pasqyron çmimet e tregut të lirë dhe krijon dëm financiar për të ardhurat publike. Harta u kritikua se ishte larg çmimeve reale të tregut që në momentin kur u miratua nga qeveria. Agjentët e tregut imobilar thonë se çmimet janë në progresion rritjeje çdo vit dhe ato që përdor qeveria për shitje apo kompensim janë krejt të pabazuara në realitetin e çmimeve të tregut. Rasti i shitjes së tokës shtetërore në Palasë me çmim shumëfish më të ulët se tregu nuk është i vetmi, por një praktikë që qeveria e kryeministrit Edi Rama e ka ndjekur edhe me biznesmenë të tjerë, duke u dhënë atyre prona në zonat më të lakmuara të Tiranës apo në bregdet.

Të tjerë përfitues

Në nëntor të 2021, Këshilli i Ministrave i shiti shoqërisë “Building Construction”, 2137 metra katrorë tokë pranë Ish-Gardës së Republikës në Tiranë me çmim 66.9 mijë lekë për metër katror, në funksion të një ndërtimi privat që kompania po bënte në këtë zonë. “Momenti i kalimit të pronësisë së pronës shtetërore në pronë private do të lidhet me realizimin e projektit, në funksion të të cilit është kërkuar kalimi i pronës shtetërorë në pronë private,” thuhet në vendim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related