Tkurrja e investimeve nga bashkitë, Haxhimali: Fryrje e administratës për qëllime elektorale

Data

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, për tkurrjen e investimeve nga bashkitë, ku në gjashtë mujorin e parë janë realizuar vetëm 17% të investimeve dhe janë rritur me 14% shpenzimet për rroga e shpërblime thotë se kryebashkiakët duhet të japin llogari.

I ftuar në një emision televiziv, ai deklaroi se këto bashki janë në efekte negative në shumë aspekte dhe ndikojnë në zhvillimin ekonomik të secilës zonë.

Haxhimali tha se edhe numri i nëpunësve është rritu dhe se ka një administratë krejtësisht me qëllime me qëllime politike dhe elektorale.

“Edhe Konispoli ka ndikimin e vetë negativ. Kur do ti akorodosh ti përputhjen e nevojave të komunitetit? Pse pret ti realizosh gjashtë mujorin e dytë?

Mënyra se si po funksionojnë me këtë lloj niveli, është totalisht jashtë normalitetit.

Nëse është strategji e bashkive, për mua bie ndesh me rregullat e zbatimit.

Manovra të tilla me buxhetet janë të patolerueshme.

Në rast se i kanë akumuluar dhe do i përdorin për borxhe apo zgjedhje, është gabim.

Se qytetarët shqiptarë duhet të marrin shërbim në 12 muaj të vitit dhe të punojnë çdo ditë për të plotësuar nevoja qytetare.

Manovra të tilla për të bombarduar me rrugë dhe ujësjellësa, mund të hyjë në interesa politike. Kanë ndodhur!

Por ta bësh objektiv më vete është e pafalshme, tregon se nuk kemi institucione me standarde. Bashkitë nuk duhet të jenë kështu.

Merakun e kam nëse është vullnet i titullarit, kjo prevalon mbi profesionalizmin e ekspertit, kjo e prish të gjithë atmosferën.”

Ndërsa nga 410 milionë euro, bashkitë kanë kryer vetëm 72 milionë euro investime, Haxhimali shprehet se raporti nuk është ai që pritej nga reforma territoriale-administrative që u tha me krijimin e 61 bashkive të reja, ku kostoja e punësimeve do të uleshin.

“Më e keqja është se çdo vit vit po shtohen punësimet në bashki.

Në raportin e Institutit të Bashkive për vitin 2023 nga totali 100%, 23.6% shkojnë për shpenzime kapitale investimet, shpenzimet operative 33.3%, blerje, karburante, dieta, më shumë se investimet.

Pagat zënë 43.1%. Nëse mbledh shpenzimet operative dhe të pagave shkojnë shumë më shumë dhe rreth 25% për investimet kapitale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related