“PD me retorikën që Rama do ta marrë mandatin e 4-ët”/ Açka ‘thumb’ Berishës: Duhet të ballafaqohen me…

Data

Deputetja Flutura Açka e quan të gabuar retorikën që po përdor Partia Demokratike, se kryeministri Edi Rama kërkon të marrë mandatin e 4-ët në zgjedhjet parlamentare të 2025.
E ftuar në një program televiziv Açka tha se PD duhet të flasë si fitimtare, ndërsa shtoi se me ndryshimet që u bënë në Kodin Zgjedhor në 26 korrik, PS fiton 15 mandate më shumë se opozita.

“Po të fillosh me retorikën që Edi Rama do ta marrë mandatin e 4-ët, ai do ta marrë edhe këtë mandat të katërt, ti duhet të mendosh dhe të flasësh si fitimtar, është momenti historik që Shqipëria të mos rikthehet në një neodiktaturë me brekushe dhe ngjyra. Kontrolli mbi është më i sofistikuar, por është i njëjti, deri në frymë ne kontrollohemi.

Por si do t’ua bëjmë shqiptarëve besueshmërinë? Secili nuk duhet të mendojë për mandatin e tij. Është bërë një dëm i madh duke i dhënë mundësinë me 15 mandate Edi Ramës, historia do t’i dënojë. Pse e kanë bërë? Duhet të ballafaqohen me demokratin e thjeshtë pse e kanë bërë”, tha ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related