Kërkesa e menjëhershme për punonjës në sektorin e turizmit dhe ndërtimit ka rritur pagat për profesionet elementare më shpejt se sa për profesionistët e kualifikuar.
Emigracioni i lartë i moshave të reja dhe kërkesa e lartë për punë pa kualifikim po deformon tregun e pagave, ku teknikët dhe punonjësit e pastrimit po paguhen sa inxhinierët dhe ekonomistët.
Në vitin 2014, paga e specialistëve me arsim të lartë ishte sa 135% e pagës mesatare, ndërsa në tremujorin e parë 2024 paga e kësaj kategorie ishte sa 129% e pagës mesatare.
Në vitin 2014, paga e profesioneve elementare ishte sa 56% e pagës mesatare, ndërsa në 2024 ishte sa 65% e pagës mesatare.
