Të tjera detaje zbulohen nga dosja volumizoze e SPAK për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, si dhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, lidhur me procesin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Dosja e SPAK, e siguruar për Balkanweb nga gazetari i News24, Igli Çelmeta, zbardh skemën se si është vepruar lidhur me kthimin e pronës, privatizimin e ish-kompleksit dhe më pas përfitimet.
SPAk në dosjen e tij pretendon se Fatmir Bektashi për objektivat që kërkon të arrijë nëpërmjet pushtetit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, e konkretisht kthimi i pronës, përkundrejt përfitimit që ai do të japë si mite (term juridik), lexohet nga tërësia e provave të administruara përgiatë hetimit, si marrja përsipër fillimisht nga shtetasi Jamarbër Malltezi të kthimit të pronave të familjes Begeja e më pas, mbledhja e trashëgimtarëve te të pesta familjeve të njohura pronare, duke u marrë përsipër realizimi i të gjithë objektivave.
Në dosje përfshihen dëshmitë e përfaqësuesve të disa familjeve ish-pronare, që konfirmojnë se Bektashi dhe Begeja kishin marrë përsipër të mbaronin punën, ku përfshihej jo vetëm kthimi, por edhe privatizimi me qëllim përfundimtar zhvillimin e pronës.

