Bashkitë realizojnë vetëm 17% të programit të investimeve, kryeson Durrësi e Tirana

Data

Realizimi i investimeve kapitale sipas programit po ndeshet me vështirësi si në pushtetin qendror dhe në atë lokal.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në 6-mujorin e parë të vitit pushteti vendor kishte realizuar vetëm 17% të programit vjetor të investimeve publike.

Nga 41 miliardë lekë që është buxheti i pushtetit vendor për investime në vitin 2024 janë realizuar në gjashtëmujorin e parë vetëm 7,2 miliardë lekë ose 17 % e programit.

Bashkia e Tiranës që dominon programin e investimeve me 15 miliardë lekë të planifikuara ka realizuar vetëm 2 miliardë lekë në 6-mujorine parë ose vetëm 12.9 për qind te planit vjetor.

Sipas të dhënave zyrtare Bashkia e Durrësit realizoi rreth 900 milionë lekë investime në 6-mujorin e parë të vitit ose rreth 25% të planit vjetor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related