“Nuk është dramë humbja me Gjeorgjinë”/ Legjenda Hamdi Salihi “skanon” Kombëtaren: Shqipëria brenda objektivave

Data

Hamdi Salihi, ish “bomberi” kuqezi, në një intervistë televizive analizoi dy sfidat e para të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Në bashkëbisedimin e tij, Salihi bëri publike për herë të parë vendimin se pas Evropianit është tërhequr nga roli i tij si ndihmës trajner i Kombëtares. Për momentin ka marrë një pauzë pasi jeton larg, në SHBA. Salihi la të hapur mundësin për një rikthim në të ardhmen pasi për këtë vendim ka biseduar me trajnerin Sylvinho dhe drejtuesit e FSHF-së:

-Salihi, çfarë ndodhi me Gjeorgjinë, nuk ishim ne në mbrëmjen më të mirë, apo Gjeorgjia ishte lart?

Të them të drejtën, i pashë të dyja ndeshjet, edhe ndeshjet e para të kundërshtarëve, u pa që do përballeshim me një ekip të fortë. Gjeorgjia ka rritur shumë cilësinë në sulm. Isha i përgatitur që nuk do të ishte një ndeshje e lehtë.

-Brenda 3 ditësh pamë dy përfaqësuese totalisht të ndryshme, ndaj Ukrainës zhvilluam një super sfidë, ndërsa ndaj Gjeorgjisë dukej një ekip tjetër. Ishim aq të bindur që nuk humbisnim sa Agustin Kola shprehej me siguri: edhe Brazili të vijë nuk na mund dot më tha….

Nuk është ashtu, ne  gjithmonë kemi diskutuar që duhet të rritemi dhe të përmirësohemi, por pa harruar se kush jemi. Ne jemi Shqipëria, nuk kemi 50 lojtarë të nivelit të lartë. Ndeshja ndaj Gjeorgjisë ishte shumë më mirë taktikisht se ndaj Ukrainës. Gjithë ekipi ishte i rreshtuar shumë mirë. U çekuilibruam duke kërkuar golin me ngulm.

-A ishte Gjeorgjia një test maturie, një ndeshje që nuk duhej humbur?

Ndeshjet më të vështira të Shqipërisë janë ato që duhen fituar medoemos. Ndaj Gjeorgjisë ekipi i kishte dhënë rëndësinë si duhet, ne luajtëm mirë deri në fund.

-A e prisnit realisht një Gjeorgji kaq të fortë, një skuadër që udhëheq Grupin me 6 pikë pas 2 ndeshjeve?

Unë e thashë që përveç evropianit, Gjeorgjisë ia kam parë ndeshjet. Kur hidhet shorti, ekipet rreshtohen sipas renditjes. Në bazë të asaj, Gjeorgjia dhe Shqipëria janë më poshtë. Në fushë, ekipet vlerësohen për atë që janë. Edhe Gjeorgjia ka një tifozëri zjarr, janë rritur shumë. Të njëjtën gjë prisnin edhe pjesa e stafit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related