Plasin përgjimet e ministrave socialistë me kriminelët, Pëllumb Gjoka urdhëroi Taulant Ballën të emëronte drejtorin…

Data

Dosjet e hartuara nga përgjimet e “SKY ECC”, në të cilat dalin politikanë, kriminelë, gazetarë, si edhe personazhe të drejtësisë, janë të denja për serialet e Amerikës Latine ku vazhdimisht ka intrigë për porositë e vrasjeve, që e kanë zanafillën tek konfliktet e kumarit, hakmarrjet e mbartura, trafiku i drogës, si edhe kërcënime e shantazhe të urdhëruara nga politika. Por ajo që bie më shumë në sy, nga faktet që janë zbardhur deri më tani është që grupet kriminale të dosjeve “Metamorfoza” janë shpesh të lidhur me pushtetin dhe marrin favore apo kanë një familjar të tyre në nivele të caktuara të qeverisjes.

Dje ka plasur përgjimi i parë për ministrin e Edi Ramës, Taulant Ballën. Gjatë replikave në interpelancën e djeshme me kryeministrin Edi Rama për mbetjet toksike, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregon se Pëllumb Gjoka i dënuar nga SPAK ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës.

Përgjimi

Bardhi tha se drejtori i policisë së Shkodrës u emërua një muaj pas emërimit të ministrit të Brendshëm Taulant Balla, për të cilin demokrati tha se është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend. “E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes: Si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm.

Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën. Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”,tha Bardhi. Por teksa kreu i qeverisë nuk pati një reagim për përgjimet e SKY ECC, deklaratave të Bardhit i mori përsipër t’i përgjigjen disa orë më vonë në Kuvend, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Reagimi i Ervin Hoxhës

Hoxha tha se bisedat e SKY ECC që Bardhi lexoi në Kuvend janë të vitit 2021, ndërsa Edmond Sulaj është emëruar në vitin 2023. Më tej ministri tha se Sulaj është zgjedhur sipas meritës me konkurs. “Zotëria Mondi është me gradën drejtues i parë dhe mban postin e drejtorit të Policisë në Shkodër. Kam punuar me Z Edmond Sulaj dhe është një nga oficerët në karrierë, që ka treguar aftësi dhe integritet gjatë gjithë karrierës së tij. Ai ka 27 vite punë. Sulaj ka marrë detyrën më 2023. Sulaj u zgjodh sipas meritës me konkurs.”, tha Hoxha. Bardhi i ka replikuar ministrit duke i thënë se iu deshën 5 orë për koordinim me Pëllumb Gjokën dhe se Hoxha ishte zëdhënësi i tij. “Nuk përmenda raportin e EUROPOl. Nuk e di ca hyn këtu. Ju referova dokumenteve zyrtare që ndodhen në dosjet e SPAK. Dhe po ta përsëris siç ti e di shumë mirë, në policinë e Shkodrës dy individë të ngrenë dhe të ulin. Bajrat për të cilët do të flas një ditë tjetër, me dokumente se unë nuk flas pa dokumente dhe Pëllumb Gjoka.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related