Berisha kërkon lirimin/ Gjykata e Apelit të Posaçëm shqyrton kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë

Data

Pasi u mor i pandehur për dosjen hetimore të privatizimit ish-kompleksit Partizani, ish-kryeministri Sali Beirsha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi i janë drejtuar Apelit të Posaçëm për zëvendësim të masës së sigurisë. Ata aktualisht janë në “arrest shtëpie”.

Gazetari Ermal Vija, raporton se dhëndri i Berishës është paraqitur peronalisht në Apel të Posaçëm për të bërë kërkesën për zëvendësim të masës.

“Berisha nuk është paraqitur në Apelin e Posaçëm, por është paraqitur dhëndri i tij, Jamarbër Malletzi për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë”, tha ai.

Gjyqtare e çështjes do të jetë sërish Ilirjana Olldashi, e cila është sulmuar në mënyrë të vazhdueshme nga ish-kryeministri dhe dhënri i tij, Jamarbër Malltezi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related