Goditi me sende të forta në kokë mjekun në qendrën shëndetësore në Vorë, e pëson keq 54-vjeçari

Data

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një qendër shëndetësore në Vorë. Bëhet me dije se 54-vjeçari N.M i kërkoi mjekut të qendrës një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.
Mjeku refuzoi ti plotësonte raportin pa praninë e bashkëshortes, ku për pasojë 54-vjeçari e ka goditur me një send të fortë në kokë. Kjo rezultoi në arrestimin e 54-vjeçarit nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related