Zbardhet axhenda e retreat-it të deputetëve të PS, që do të mbahet nesër (13 Shtator) në Elbasan. Pritet të diskutohen nga “Antikorrupsioni” dhe “Dezinformimi”, deri tek “trajnimi” për komunikimin publik. Pjesë e retreat-it do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili pritet t’i bashkohet tryezës së punës rreth orës 14:00.
Burime bëjnë me dije se punimet mes deputetëve socialistë që do të mbahet të premten, do të ndahen në tre pjesë. Në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”. Dy kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, jo vetëm do të analizojnë punën, por do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e punës në vazhdimësi.
Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik, që duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, punën në Parlament dhe mesazhet publike deri në zgjedhjet e parlamentare. “Trajnimi” i deputetëve për komunikimin do të mbahet nga zyra e shtypit të Partisë Socialistë për koordinimin e mesazheve dhe rritjen e komunikimit publik edhe përmes rrjeteve sociale. “Komunikimi” ishte në fokus edhe të retrat-it qeveritar qe kryeministri Rama mbajti me kabinetin qeveritar në rezidencën qeveritare në Dajt.
