Meta: Patronazhistë mësues dhe banka bosh, ky vit e gjen arsimin edhe më të rrënuar

Data

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka postuar një mesazh me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Meta deklaron se ky vit e gjen arsimin edhe më të rrënuar, më të politizuar dhe më të braktisur se kurrë. Kreu i Partisë së Lirisë bën përgjegjës Edi Ramën për shpopullimin e vendit.

Postimi i plotë nga Ilir Meta:

Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese të gjithë nxënësve dhe mësuesëve për fillimin e vitit të ri shkollor, veçanërisht vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!

Uroj edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre dhe u garantoj se sakrificat për t’u mundësuar arsim cilësor do t’u shpërblehen një ditë!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related