Basha: Asambleja e strategjisë, ‘Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën merr Ramën’!

Data

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka reaguar për strategjitë elektorale të marrëveshjes PS-PD, pas Asamblesë së PS ditën e djeshme. Basha shprehet se hipokrizia dhe strategjia e Ramës në zgjedhjet e 2025 janë të qarta me binjakëzimin: “Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën merr Ramën. “Si përherë, shumë e për lumë. Hipokrizia për të sharë partnerin me të cilin mbylli listat dhe liroi të korruptuarit e tij përmes amnistisë, është teatri i shëmtuar që riciklon veten vit pas viti. Qëllimi është t’i trajtojnë qytetarët si spektatorë, pa fuqi vendimmarrëse, pa liri politike, pa zë në zhvillimin e vendit.

Qesharake rrahja e gjoksit të kryeministrit që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, teksa thotë se ai do të kandidojë në pjesën e hapur të listave. Ç’nevojë ka ta trajtojë si trimëri kandidimin te pjesa e hapur e listave, kur kishte mundësinë që t’i hapnin ato për të gjithë? Kjo është vetëm tallja e radhës me qytetarët, të cilëve iu mohua e drejta e zgjedhjes nga dyshja që në pazarin e vulës ndanë copa pushteti, Rama qeverinë e korruptuar, Berisha opozitën fasadë. Prandaj në zgjedhjet e ardhshme oferta e tyre është shumë e qartë: Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën mbaj Ramën. Demokratët Euroatlantikë qëndrojnë të vendosur kundër këtij pazari që cakton mandatet në tavolinë dhe Shqipërinë e ndan si plaçkë për dyshen e vjetër dhe klientelën e tyre. Shqipëria meriton më shumë”, shkroi dje Basha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related