Kërcënohet me jetë gazetari holandez, zbuloi “skemën” që ngriti Ajola Xoxa për pastrimin e parave

Data

Gazetari hollandez, Vincent Van Gerven ka bërë një denoncim të fortë për kërcënim fizik dhe verbal (nga njerëz të Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës) që i është bërë atij pas shkrimit investigues ku dëshmohet “pastrimi i parave” përmes inceneratorëve dhe aferave të tjera të dyshimta të Bashkisë së Tiranës që udhëhiqet nga Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për kërcënimet që vijnë nga Dritant Zenelin, një artist i ri dhe Drejtori i Fondacionit Harabel në Tiranë, i cili ka kërcënuar gazetarin holandez, Vincent Van Gerven, gjatë një aktiviteti artistik (ekspozitë) në Tiranë, ku ky i fundit po merrte pjesë.

Driant Zeneli kërcënon publikisht me një gjuhë intimiduese e vulgare gazetarin dhe i shoqëruar me një tjetër krijuese servile të pushtetit, Adela Demetja, dhe dy sipërmarrës “të fortë” të ndërtimit, E.Gjebrea dhe R.Nika, ka shkuar të përballet fizikisht me Vincentin në një aktivitet pranë Galerisë Zeta në Tiranë. Me gjuhë agresive dhe tentativë dhune, Vincenti është sulmuar publikisht, situatë që u bë e mundur të qetësohej me ndërhyrjen e të pranishmëve në aktivitet.

Pas zbulimit të këtij skandali, për të cilin u vu në lëvizje, edhe pse sikur e ka zënë ‘ngërçi’ edhe SPAK, ku filloi hetimin pasuror ndaj familjes së Veliaj, gjë për të cilin nuk dihet ende se si po shkon si hetim. Mirëpo, edhe pse SPAK rri dyarkryq dhe e zë ‘ngërçi’ kur bëhet fjalë për Erion Veliajn, ky i fundit nuk rri ashtu duke vazhduar presionet ndaj gazetarëve investigativë.

Vincent van Gervein Oei është autori i artikullit të parë mbi aferën e inceneratorëve, për lidhjet me kompani offshore në Holandë etj., qysh në vitin 2017, një kërkim e analizë serioze e botuar në “Exit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related