Arrestimi i Marklen Hakës, Hoxha: Vrasja e hallës e riktheu në skenën e krimit

Data

Një ditë pas arrestimit të shumëkërkuarit Marklen Haka, gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje te reja, teksa e konsideron atë si një nga personazhet më komplekse të Niklës.

Hoxha tha në News24 se siç është parë edhe në pamjet e publikuara nga policia, në momentin e arrestimit, Haka u shfaq i zbathur, një detaj që sipas Hoxhës është një mesazh të qartë për të tjerët në botën e krimit.

Policia të arreston, por të jep mundësinë të vishesh. Në rastin konkret, ata u kujdesën ta nxirrnin zbathur. Ky ishte një mesazh për të tjerët, jo për atë,” ka deklaruar Hoxha.

Hoxha po ashtu tha se Marklen Haka ka një histori të ndërlikuar dhe se ai njihët si personazh që ka dërguar informacion te Emiljano Shullazi, ndërsa ky i fundit ia ka pasuar kundërshtarëve të tij.

Marklen Haka ka një histori të ndërlikuar. Ai është arrestuar më parë në vitin 2011 për vrasje dhe është bërë objekt i një atentati në vitin 2019, gjatë të cilit u vra halla e tij dhe ai u plagos rëndë. Ky atentat e riktheu atë në skenën e krimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related