Partia Socialiste nuk shikon të nevojshme krijimin e një qeveri teknike para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Romina Kuko, Sekretare e Marrëdhëniet me Jashtë në PS, deklaroi dje në një media se kjo është thjeshtë retorikë e opozitës për të krijuar një alibi se zgjedhjet nuk fitohen me Edi Ramën. Për gazetarin Arbër Hitaj, Kuko tha se gjërat janë të qarta dhe se PS ka fituar me epërsi të madhe votash. “Këtu janë të gjitha gjërat e qarta.
PS e ka fituar me një epërsi të madh votash këtë mandat që ka tani. Pyetja është se çfarë do të zgjidhë qeveria teknike ka dhe një mospërputhje, nëse problemi ta zëmë është në themel… nuk besoj se në një kohë të shkurtër do të zgjidhet problemi. Kështu nuk e di mu duk si fjalim i 1994 pa asnjë lloj ndryshimi në ton dhe mentalitet. Sa nga brezi i ri e kuptojnë kur dëgjojnë këtë lloj retorike. Kjo është një alibi se zgjedhjet nuk fitohen me proces të rregullt, e se me Ramën nuk mbahen zgjedhje”, deklaroi Kuko.
