“PD u përket atyre që e kanë themeluar”- Murrizi: Do të garoj në primare! Nga partia nuk jam larguar, më ka përjashtuar…

Data

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Mysim Murrizi ka deklaruar se do të marrë pjesë në primaret për emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2025.

Ai u shpreh se nga PD nuk është larguar asnjëherë, por pretendon se është larguar nga Lulzim Basha.

“Nga PD, më kanë përjashtuar, nuk jam larguar ndonjëherë. Ndoshta jam i vetmi që jam përjashtuar. Nuk kam ikur vetë. Kam qenë i përjashtuar nga Luli dhe nga gjithë luljetat e tjera në shkurt kur rrëzuam Ramën nga ky shesh, që këndonin himnin dhe tha ‘Rama ra’. Më kanë përjashtuar, Jozefina nuk ka qenë e përjashtuar, Astrit Patozi jo. Bamir Topi, jo. Unë kam qenë i përjashtuar. Kam gjetur një artificë për të qenë kandidat në 2021. 4700 vota më lanë”, tha Murrizi.

Pjesë nga prononcimi për gazetarët:

Çfarë do të bëni nëse nuk gjeni vend sërish në PD?

“PD u përket atyre që e kanë themeluar dhe kanë qëndruar. PD është 1997-2005. Këto 11 vite në opozitë, pa u sorollat prehër më prehër. Unë do të vazhdoj të flas derisa të jem anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ju jeni larguar disa herë nga PD

Nga PD, më kanë përjashtuar, nuk jam larguar ndonjëherë. Ndoshta jam i vetmi që jam përjashtuar. Nuk kam ikur vetë. Kam qenë i përjashtuar nga Luli dhe nga gjithë luljetat e tjera në shkurt kur rrëzuam Ramën nga ky shesh, që këndonin himnin dhe tha ‘Rama ra’. Më kanë përjashtuar, Jozefina nuk ka qenë e përjashtuar, Astrit Patozi jo. Bamir Topi jo. Unë kam qenë i përjashtua Kam gjet një artificë për të qenë kandidat në 2021. 4700 vota më lanë.

Keni ambicie për të qenë deputet dhe a do të garoni në primare?

Patjetër që do garoj në primare. Kam ambicie për të qenë kandidat, se deputetët i zgjedhin qytetarët.

Nëse partia vendos të jeni te lista e mbyllur, do pranonit?

Ajo e Enverit? Jam ndoshta nga të vetmit që në 2008 kam kërkuar lista të hapura. Në Kuvend duhet të vish nga vota e qytetarit, jo nga firma e kryetarit. Listën e hapur e kërkoj si qytetar, të di se kujt ia jap votën.

Zoti Murrizi, ju thatë që Bardhi dhe Gjekmarkaj, janë pa votë. Mendoni se po i sfidoni?

Ka deputetë dhe ish-deputet që shohin në filxhan. Unë dua të respektohet statuti si përlindo të bëjë karrierë brenda forcës politike PD. T’i nënshtrohen votës. A flasim për primare? Drejtuesit e qarqeve që kërkova unë të shkojnë primaret e anëtarësisë së PD-së së qarqeve/ le të jenë 10 kandidatë që aspirojnë, ata që do të votohen nga anëtarët e kryesisë së qarqeve të jenë drejtues. Këtë kërkova unë,  Nuk e gëzojnë respektin, të timin jo dhe të shumë të anëtarëve. Duam të njohim si drejtues ata që vihen dhe votohen nga vota jonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related