“Këto 9 muaj duhet të kalojmë nga mbrojtja në sulm”, Berisha-demokratëve:Duhet të largojmë Ramën, vota e lirë vdes pa..

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së është shprehur se me qeverisjen aktuale, vota e lirë vdes ende pa hyrë në kuti.

Berisha iu drejtua demokratëve duke u thënë se duhet të kalojnë nga mbrojtja në sulm, ndërsa theksoi se fitorja e opozitës duhet të jetë opsion i vetëm

“Vota e lirë sot në Shqipëri, njëlloj si në diktaturën stalisniste, vdes para syve tanë, pa hyrë akoma në kuti. Ky funeral i trishtë para ditës së votimit, u servieret me tamtame të mëdha nga Edi Rama, por edhe nga ndonjë McGonigal me kostum ambasadori i blerë nga Edi Rama.

Duke mos pranuar kurrë që opozita është e përsosur, deklaroj se ajo ka vetëm një përgjegjësi, për funeralin elektoral që zhvillohet para ditës së zgjedhjeve, janë përgjegjësi e Edi Ramës.

Lidhur sa më sipër shtoj, të dashur miq cilido që mendon se me Edi Ramën në qeveri fitohen zgjedhje të lira, që nuk i vjedh por i fiton, duhet të pranojë se mashtrojnë organizata ndërkombëtare të fushës elektorale, se Shqipëria kontrollon votën e zgjedhësve.

Shqipëri, njëlloj si diktaturë bandash, ekzekuton votën para se të hyjë në kuti dhe funerali i saj mbyllet natën e votimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related