Antikorrupsioni, reagon ambasada e SHBA: Presim transparencë, të mbrohet pavarësia e institucioneve, do angazhohemi…

Data

Ambasada e SHBA-së ka deklaruar se do të angazhohet në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, duke shtuar se duhet të jetë përfshirës dhe transparent.

Gjithashtu thekson se puna e Komisionit duhet të jetë në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë.

Ndërsa shtoi SHBA-të mbeten partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE.

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.

Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Ambasada e SHBA në një postim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related