“Keni dy javë kohë për të arritur një marrëveshje ose tërhiqemi”, SHBA paralajmëron Izraelin dhe Hamasin

Data

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Izraelin dhe Hamasin se nëse brenda dy javësh nuk arrihet një marrëveshje për armëpushim në Gaza, atëherë Uashingtoni do të tërhiqet nga bisedimet.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme turke, e cila citon informacione të marrë nga Hamasi dhe zyrtarë të lartë palestinezë.

SHBA ka këmbëngulur në një marrëveshje për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve në të kundërt do të tërhiqet nga bisedimet.

Vendimi amerikan vjen pasi, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar përpjekjen e ndërmjetësve për të rifilluar negociatat për një armëpushim dhe marrje pengjesh.

Sipas CNN, pas vrasjes së gjashtë pengjeve izraelitë nga Hamasi në Gaza, ndërmjetësit punuan për të promovuar një marrëveshje për Gazën, por Netanyahu, i cili argumentoi se Izraeli nuk do të largohej kurrë nga korridori i Filadelfit, “shkatërroi gjithçka me një fjalim”, thanë burime diplomatike për CNN.

Sakaq, Izraeli dhe Autoriteti Kombëtar Palestinez i frikësohen një sulmi të ngjashëm me atë të 7 tetorit, por këtë herë në Bregun Perëndimor. Një burim izraelit i sigurisë e raportoi lajmin për Sky news Arabia.

Ndërkohe në kabinetin izraelit kanë filluar përçarjet. Një përballje mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant mbi luftën në Gaza është e fundit në një seri konfrontimesh që kanë testuar nocionin e unitetit të kabinetit në pikën e thyerjes gjatë 18 muajve të fundit.

Netanyahu tha të hënën që të dy mund të punojnë së bashku “për sa kohë që ka besim”, por se të gjithë ministrat u janë nënshtruar vendimeve të kabinetit.

“Dhe kjo është gjëja kryesore që tani po testohet”, tha ai në një konferencë për shtyp, siç përcjell .

Ai hodhi poshtë thirrjet e Gallant dhe të tjerëve në institucionin e sigurisë për të pranuar një tërheqje të trupave izraelite nga zona kufitare jugore e Rripit të Gazës si çmimi i një marrëveshjeje armëpushimi me grupin militant islamik Hamas.

Debatet kanë shpërthyer vazhdimisht mes Netanyahut dhe Gallantit, i cili u ngrit në gradën e gjeneralit gjatë një karriere ushtarake 35-vjeçare që ai filloi në një njësi komando detare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related