Edi Rama stabilizon marrëdhëniet me Greqinë, nga pazari i Tavos, te lirimi nga burgu i Fredi Belerit, ja kulisat mes…

Data

Në një lëvizje diplomatike të rëndësishme, kryeministri Edi Rama duket se ka arritur të stabilizojë marrëdhëniet me Greqinë, duke shënuar një përparim të dukshëm pas një periudhe tensioni sa i takon çështjes “Beleri”. Nga roli i pazarit për të emëruar Vangjel Tavon si kryera të Bashkisë së Himarës zyrtare, deri te lirimi i Fredi Belerit dje nga burgu që ishte kthyer në një molë sherri mes Tiranës dhe Athinës, marrëveshjet e arritura ndërmjet Ramës dhe kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis përbëjnë një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të dy vendeve. Këto zhvillime të fundit zbulojnë kulisat e një diplomacie të ndërlikuar dhe ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke hedhur dritë mbi ndikimet dhe negociatat që kanë ndodhur pas skenave. Ky është një moment kritik që e tregon ndikimin e lidershipit shqiptar në arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme dhe stabilizuese për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërkohë që vlen të theksohet fakti se si kryeministri Rama, ashtu edhe homologu i tij grek Mitsotakis e përdorën “kartën Beleri” dhe nacionalizmin për t’u fuqizuar politikisht në vend respektove.

Vendimi

Dje Gjykata e Fierit i fali javët e mbetura të izolimit, Apeli i GJKKO e kishte dënuar me 2 vite burg. Ish-kryebashkiaku flet para mediave, gazetarëve helene u përgjigjet greqisht. Akuzon Qeverinë dhe Presidentin, thekson se do vijojë betejën ligjore: Nëse shpallem i pafajshëm, do kandidoj përsëri. Pak pasi Gjykata e Fierit i fali javët e mbetura të izolimit për dënimin me 2 vite burgim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO-së, ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, foli në dalje të Burgut për mediat shqiptare dhe greke, teksa u zbatua vendimi i lirimit nga autoritetet. I dënuar për korrupsion zgjedhor, ai e quajti vendimin si politik dhe të padrejtë, duke akuzuar kryeministrin Edi rama dhe qeverinë si ideatorë dhe autorë, teksa theksoi se çështjen do e dërgonte në Strasburg. Zgjedhjet e parakohshme të 4 Gushtit i quajti të paligjshme, teksa shtoi se komunikim me Vangjel Tavon do të ketë, por për të ai mund të jetë “kryebashkiak i Tërbaçit dhe jo qytetarëve himarjotë”. “Siç e dini, në Himarë, në Shqipëri, nuk ka zgjedhje. Pra nuk dihet se kur mbarojnë një palë zgjedhje, sepse pushteti ka vendosur që në këtë shtet të mos bëhen zgjedhje. Zgjedhjet u bënë më 14 Maj, kam dal fitues. Këto zgjedhje që u bënë më 4 Gusht ishin të paligjshme. I paligjshëm ishte shkarkimi im, i paligjshëm ishte dekreti i Presidentit. I paligjshëm ishte dhe vendimi i kryeministrit, që implikoi gjithë qeverinë, gjithë shtetin dhe mafien, për të fituar një palë zgjedhje në një fshat”. Eurodeputeti shpjegoi se do vijojë detyrën e tij të re mes Greqisë dhe Brukselit, por pa e harruar betejën që ka nisur. I pyetur nëse do bashkëpunojë me kryebashkiakun e ri ai tha: “Sigurisht që do komunikoj me Vangjel Tavon dhe me këdo që punon dhe do të punojë për të mirën e Himarës.

Por sigurisht që nuk besoj se zoti Vangjel Tavo, nga mënyra se si u përzgjodh, nga mënyra se si u zhvilluan ato zgjedhje, ka legjimitetin e qytetarëve të Himarës. Vangjel Tavo mund të jetë kryetar i Bashkisë së Tërbaçit, por jo i himarjotëve!” Ai u pyet edhe për të ardhmen politike dhe nëse do kandidojë përsëri në Himarë, duke e pohuar. “Sigurisht që do kandidoj. Do e çoj çështjen në Strasburg dhe kur të mbarojë, nëse vendimi i tij më nxjerr të pafajshëm, do kandidoj”, u shpreh Beleri. Beleri shtoi se nuk ka bërë asnjë festë për lirimin dhe as e priste vendimin, pasi nuk e dinte se çfarë do të ndodhte në seancë. Ai këmbënguli se vendimet ndaj tij kanë qenë politike. “Në radhë të parë falënderon avokatët e mi që gjatë këtyre 16 muajve më mbrojtën në mënyrë profesionale. Dhe se gjithë puna e tyre bëri që kjo çështje të çmontohej dhe të dukej padrejtësia para të gjithëve”.

Çfarë ka ndodhur?

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua më 12 Maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023 në Himarë, ku doli fitues nga qelia e paraburgimit me diferencë 19 vota ndaj Jorgo Goros. Në një proces gjyqësor në GJKKO u dënua me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, pasi u gjet fajtor në blerjen e 8 votave me 400 euro në total. Pas vendimit të formës së prerë ai humbi mandatin, teksa KQZ dhe Presidenti shpallën zgjedhjet e parakohshme të Himarës më 4 Gusht të këtij viti, ku doli fitues kandidati socialist, Vangjel Tavo, i cili mori dhe detyrën e re.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related