Krimi ‘izolon’ vendin, deputeti Dogjani: Kemi një dështim total të shtetit

Data

I ftuar në një emision televiziv, ka qenë deputeti demokrat Asllan Dogjani i cili ka komentuar situatën e rëndë kriminale në vend.

Dogjani drejtoi ‘gishtin’ nga institucionet, duke u shprehur se është treguar një dështim total nga ana e tyre, ai shtoi më tej se njerëzit janë vazhdimisht të dhunuar nga bandat kriminale, dhe ndodhen nën terrorin e tyre

Dogjani: Në fakt këto ngjarje të rënda e kanë tronditur opinionin publik dhe kanë krijuar një panik të jashtëzakonshëm tek familjet shqiptare, të qytetarët shqiptarë, për sa i përket sigurisë për jetën dhe pronën.

Ngjarje të tilla tregojnë dështimin total të institucioneve të shtetit dhe mungesën e besimit midis komunitetit dhe policisë. Po të shikosh dhe të bësh një analizë të këtyre ngjarjeve. Vrasja e babait të dy fëmijëve në Pogradec në mënyrë barbare, të tmerrshme tregon se njerëzit janë vazhdimisht të dhunuar nga bandat kriminale, janë nën terrorin e tyre.

Gjobat që u vihen qytetarëve apo bizneseve, janë të përmuajshme të përjavshme por edhe të caktuara në shuma të mëdha. Çka do të thotë që autoriteti i policisë në disa zona të caktuara është zero.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related