Mungesa e turizmit elitar në Shqipëri, gazetari Tare: Turistët që vijnë në vendin tonë, të një cilësie shumë të ulët

Data

Gazetari dhe historiani, Auron Tare, i ftuar në një emision televiziv për të diskutuar rreth turizmit në vendin tonë është shprehur se Shqipëria nuk ka akoma turizëm elitar.

Tare ka theksuar se turistët që po na vijnë vitet e fundit janë të një cilësie shumë të ulët në krahasim me kohën kur Shqipëria ishte më pak e vizituar por kishte cilësi në turista që harxhonin para në vend.

“Cilësia e produktit që ne japim është treguesi por de të ardhurat tregojnë për nivelin e turizmit në Shqipëri. Duhet thënë që këto vite kemi një rendje më të fortë mbas numrave, por produkti turistik që gjejnë në terren nuk është ai që ata presin.

Turistët që po na vijnë vitet e fundit janë të një cilësie shumë të ulët në krahasim me kohën kur Shqipëria ishte më pak e vizituar por kishte cilësi në turista që harxhonin para në vend.

Turizmi nuk është një shpikje shqiptare por e kanë bërë të tjerët para nesh dhe mjaftohet që të shikojmë problematikat që kane hasur ata dhe ne ti evitojmë.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related