Kandidati republikan për presiden shkroi në platformën e tij “Truth Social” se votuesit ka shumë të ngjarë të miratojnë masën “nëse njerëzit e pëlqejnë apo jo legalizmin e marijuanës”.
Qëndrimi i ish-presidentit amerikan e vë atë në kundërshtim me figura të tjera të larta republikane, duke përfshirë guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, i cili ka argumentuar se legalizimi i përdorimit të kanabisit do të ishte i keq për cilësinë e jetës
Në lidhje me legalizimin e marihuanës për përdorim personal, Trump tha se do të duhej të kishte rregulla për të “ndaluar përdorimin e saj në hapësira publike, kështu që ne nuk e ndjejmë erën e marihuanës kudo që shkojmë, siç bëjmë në shumë prej qyteteve të drejtuara nga demokratët”.
DeSantis ka pohuar se bërja e kanabisit të ligjshëm për përdorim rekreativ “do ta kthente Florida në San Francisko ose Çikago”, të dy qytete në shtetet e drejtuara nga demokratët.
Sipas BBC, marihuana medicinale u legalizua në Florida në vitin 2016. Kanabisi për përdorim personal dhe mjekësor është i ligjshëm në 24 shtete të SHBA-së, sipas Qendrës Kërkimore Pew. 14 shtete të tjera kanë legalizuar marijuanën mjekësore.
Marihuana u legalizua në Illinois 2020 dhe midis janarit dhe korrikut të këtij viti, shitjet e kanabisit arritën më shumë se 1 miliard dollarë, sipas statistikave të qeverisë së shtetit.
