“Malorja” për trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho nis tani.
Braziliani duhet të konfirmohet si lokomotiva e një skuadre që ka pësuar ndryshime të mëdha, me lojtarë të rëndësishëm që kanë ndërruar klubet e tyre, por mbi të gjitha me futbollistë që ende nuk janë në formë.
Liga e Kombeve nuk është më e vështirë se europiani, por më e rrezikshme, për shkak të pritshmërive që janë krijuar pas pjesëmarrjes në euro 2024, por edhe me ndryshimet që kanë shkaktuar zhurmë.
Trajneri la jashtë Kombëtares Ernest Muçin një lojtar të afirmuar por që te shqipëria ka nevojë për minuta. Sulmuesin e Besiktas, Silvinho e zëvendësoi me Agim Zeka, 26 vjeçarin që la Erzenin për t’iu bashkuar Partizanit.
Edhe pse bëhet fjalë për një futbollist cilësor, kjo zgjedhje erdhi si jo shumë e kuptueshme për tifozët dhe që krijoi paqartësi.
