Teksa arsimini në Shqipëri gjendet në një nga pikat e tij më të dobëta, ku raporti i PISA-s e rëndiste të fundit në rajon, një skandal i vërtetë është zbuluar në tekstet shkollore, pasi në to janë futur fotot e krybashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kreu i FRPD-së Besart Xhaferri ka postuar një video në Facebook, ku në tekstet shkollore të ‘Qytetarisë 3’, në faqen 33, është futur fotoja e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
