Tentativa e 45-vjeçarit për të djegur bashkëshorten e tij, ministri i Brendshëm: Kërkohet reagim i menjëhershëm

Data

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, e ka cilësuar akt të papranueshëm tentativën e 45-vjeçarit Bledar Trendafili, i cili një ditë më parë ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trendafili, 31 vjeç, me të cilën ishte në proces divorci.

Hoxha shprehet se kjo ngjarjen i kujton se dhuna në familje është ende një problem që nuk mund të injorohet e që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe nga e gjithë shoqëria.

“Ngjarje të tilla janë një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një apel i fortë për të siguruar mbrojtje më të fuqishme për të gjithë ata që vuajnë nga dhuna në familje, sidomos për të miturit, vajzat dhe gratë”,shprehet ai.

Ndër të tjera, Hoxha u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë dhunën në familje dhe shtoi se si ministër i Brendshëm “shpreh mbështetjen time më të madhe për viktimat e dhunës në familje dhe angazhimin tim për të punuar parreshtur për një shoqëri, ku secili të ndjehet i ndjehet i sigurt dhe i respektuar”.

Reagimi i Ervin Hoxhës:

Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Korçë, ku një bashkëshort në proces divorci, tentoi të djegë me benzinë gruan e tij, është një akt i papranueshëm që na kujton se dhuna në familje është ende një problem që nuk mund të injorohet e që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe nga e gjithë shoqëria.

Ngjarje të tilla janë një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një apel i fortë për të siguruar mbrojtje më të fuqishme për të gjithë ata që vuajnë nga dhuna në familje, sidomos për të miturit, vajzat dhe gratë.

Jam i bindur se, për të parandaluar dhe trajtuar raste të tilla nuk mjafton vetëm reagimi i institucioneve përkatëse, por dhe solidariteti e sensibilizimi i shoqërisë tonë, në mënyrë që askush të mos i nënshtrohet një trajtimi të tillë të papranueshëm, si rasti i Korçës.

Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të dhunës në familje dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, për t’u siguruar që ata, të cilët kryejnë këto akte, të përballen me pasojat e veprimeve të tyre, ashtu siç do të përballet dhe autori i ngjarjes së djeshme!

Si ministër i Brendshëm shpreh mbështetjen time më të madhe për viktimat e dhunës në familje dhe angazhimin tim për të punuar parreshtur për një shoqëri, ku secili të ndjehet i ndjehet i sigurt dhe i respektuar.

Duke i uruar shërim sa më të shpejtë zonjës – viktimë e dhunës në familje dje në Korçë – shpreh angazhimin tim për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për viktimat si ajo, dhe ftoj edhe institucionet e tjera përgjegjëse të veprojnë shpejt e në përputhje me politikat e qeverisë sonë për luftën ndaj dhunës në familje.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme (31 korrik), ndërsa autori mbetet ende në arrati.

Çifti prej kohësh jetonin të ndarë, por kjo si duket nuk e ka penguar 45-vjeçarin të bëhet xheloz. Nga hetimet paraprake, dyshohet nga policia se xhelozia ka qenë një motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë.

31-vjeçarja e cila jetonte me të ëmën dhe dy fëmijët e saj të mitur 2 dhe 5-vjeç, ishte duke u kthyer nga puna, kur është ndaluar pranë banesës nga Bledari.

45-vjeçari, i cili ka lëvizur në këmbë, e ka lagur me një shishe benzinë të renë dhe i ka vënë flakën. Më pas është larguar me shpejtësi. E dëmtuara mësohet se nuk ka qenë e pajisur urdhër mbrojte.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related