Kemi skuadra (me kepucë) futbolli apo banda (me shkopinj) bejsbolli

Data

Nuk ndalen. Nuk njohin asgjë vetëm Atë. Oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i vënë armën në kokë në zyrë, një qytetari refuzues të dorëzojë shtëpinë i shkon gjithë familjarët dhe fisi deputetit Rrahman Rraja dhe e masakron me shkopa bejzbolli dhe me kobure, tani mësyjnë e kanosin me sms dhe në shtëpi kreun e Federatës së Futbollit njëherësh zv president i UEFA, Armando Duka

Sipas njoftimit policor, kërcënuesit e ndaluar kanë qenë presidenti i Ilirisë së Fushë-Krujës dhe tre futbollistë. Nazmi Selmani, me djemtë Adolf, Brajan e Santiago. Ekipi familjar me drejtues babain dihet se përse kanë mbërritur në ekstrem dhe ku e kanë garancinë e këtij sulmi jo sportiv. Ata donin kombëtaren. Atje është tava e madhe. Bëhet emër por edhe ndonjë punë tjetër nëse lidhjet e duhura janë. Një karton një penallti një gol, një detaj e skedina fluturon.

Federata ka qenë ishulli i sulmuar për ta pushtuar thuajse njëlloj nga Erion Veliaj, teksa mburrej në përgjime se ishte ai me koqe hekuri, ndonëse rezultoi ti ishin djegur hallatet te inceneratorët . Aso kohe ai ishte “banda” e porosive të Ramës. Futbolli është një nga bizneset ku pastrimi i parasë kërcen shqeto. Në mjaft raste pronarët e bosët e ekipeve të futbollit janë me të shkuar të dyshimtë. Bastet sportive vazhdojnë në të zezë megjithëse ligjin e ka konservuar prej një viti qeveria

Skedinat ku futen ndeshje të kampionatit shqiptar i gjen nëpër botë gjithnjë e më shpesh. Shitjet me rezultate të sakta janë një minierë fitimprurëse. Në të gjithë qarqet kryesore duke përfshirë Tiranën në krye, bastet i kontrollojnë bandat dhe krimi i organizuar. Komisariatet e Policisë së Shtetit, drejtuesit dhe segmente të Prokurorisë, e dinë thuaj përmendësh hartën e pikave informale të lojërave të fatit, marrëzisë së kthyer me leje. Ata kanë zarfat mujore, njëlloj si te pikat e call centerave të mashtrimit financiar.

Ishte Edi Rama kur dërgonte lajm në konferencë shtypi se ia dinte targën e makinës Vis Martinit bosit 600 milionë eurosh, aktor kontrollues i këtij sporti tashmë i zhdukur.

Rastësia nuk e shpërndau këtë bIznes tek emra jo anonimë për kreun e qeverisë. Ajo fjali riformatoi tregun qindra milionë eurosh, deri tani të zi. Vëllai i KM, Olsi Rama i dosjes së “Xibrakës” së kokainës është drejtor i Partizanit dhe kjo nuk është thjesht detyre pasioni. Iliria e Fushë-Krujës ka hequr këpucët e futbollit e ka kapur shkopinjtë e bejsbollit kundër kreut të Federatës Duka Fushë-Kruja, zona e Niklës, është një zonë si rajoni 13 në Francë, ku policia di vetëm adresën dhe bandat kontrollojnë trafikojnë dhe vrasin.

Bandat sot i shkojnë në banesë për ta bindur ndryshe dhe një autoriteti me mandat evropian. Të tjerët nuk i kanë në skedinë, komunikojnë me mjete me këpucë, shkop, pistoletë, tritol..Këta grupe, janë ekipe futbolli, trafiqesh dhe njëherësh shtabet elektorale të mazhorancës..Këta gjuajnë penallti për zgjedhjet..

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related