Kreu i Vatra: Marrëdhëniet e SHBA-së me shqiptarët të forta, pavarësisht nga qeveritë

Data

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, Elmi Berisha thotë se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me shqiptarët janë të forta pavarësisht nga qeveritë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Berisha tha se Vatra është e angazhuar të luajë rolin e saj për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në rajon. Zoti Berisha thotë se cilido nga kandidatët të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, qëndrimet ndaj çështjeve shqiptare nuk do të ndryshojnë. Zoti Berisha ishte në Uashington në krye të një delegacioni të Vatrës, që u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof , për të diskutuar çështjet që prekin Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht shqiptarët në rajon.

Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, nisur edhe nga takimet që po mbani në Uashington këto dy ditë, çfarë po bën aktualisht Vatra për ndërgjegjësimin më shumë në Uashington për çështjet që shqetësojnë Ballkanin e Perëndimor, sidomos marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjithë shqiptarëve në rajon.

Elmi Berisha: Këto vitet e fundit Vatra ka bërë një punë të madhe, të shkëlqyeshme bashkëpunimi mes Departamentit amerikan të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, Senatit por edhe qasjes tonë të drejtpëdrejtë me vendet e origjinës, me Tiranën zyrtare, Prishtinën zyrtare, Shkupin zyrtar dhe Podgoricën zyrtare. Jemi munduar që të kemi edhe një lidhje të drejtpërdrejtë me ambasadorët amerikanë në këto kryeqytete. Kemi krijuar marrëdhënie të shkëlqyera institucionale që nuk kanë ekzistuar më herët mes Vatrës dhe Prishtinës zyrtare, parlamentit të Kosovës, njëkohësisht edhe Tiranës zyrtare, Shkupit zyrtar dhe gjithandej. Kemi vizituar edhe Luginën e Preshevës, Bujanocin dhe Medvegjën dhe jemi kujdesur për ta. Përndryshe kemi pritur edhe delegacione prej niveleve më të ulëta e deri tek ato prej presidentësh dhe kryeministrash në selinë e Vatrës. Kemi pritur edhe senatorë, ligjvënës, ambasadorë dhe ish zyrtarë të lartë amerikanë. Do të thotë e e kemi kthyer Vatrën në drejtimin që ka qenë nga fillimi, e orientuar për ta ndihmuar kombin shqiptar, që në vitet e para të themelimit të saj para 113 vitesh. Atë trashëgimi e kemi bartur ne në pesë vjeçarin e fundit.

Zëri i Amerikës: Konkretisht duke pasur parasysh që kemi disa sfida madhore globale dhe dihet që në raste të tilla duhet edhe një vëmendje më e shtuar për të pasur angazhimin e Shteteve të Bashkuara, Uashingtonit, për çështe të tilla si Ballkani, që është e rëndësishme por ndërkohë kemi kriza të tjera siç janë ato në Lindjen e Mesme dhe lufta mes Ukrainës dhe Rusisë. Cili është angazhimi konkret për ta mbajtur këtë vëmendje?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related