Çetat e partive, njëlloj si tufat e bagëtive

Data

Kur mëson se në Shqipëri, kemi aktualisht 132 parti politike, të vjen për të qarë e për të qeshur. Të vjen për të qarë kur mendon se çfarë i duhen Shqipërisë së vogël me 2.5 milon banorë (në qoftë se janë) kaq shumë parti, kur shteti i madh amerikan me mbi 350 miljon banorë, ka vetëm dy parti, që konkurojnë me njëra-tjetrën. Po të vjen edhe për të qeshur, sepse më shumë se gjysmës së këtyre partive, shqipëtarët nuk u dinë as emrat, ndonëse janë të rregjistruara nëpër gjykata. Atyre nuk u njihet as programi, jo më të bëhet fjalë për alternativat e tyre për pushtet. Në qoftë se 32 parti, marrin pjesë në zgjedhjet elektorale si bishta të partive të mëdha, me shpresë se do të falin ndonjë deputet, që të marrin një grusht para sa për të mbajtur karriken e kryetarit, po 100 të tjerat, cfarë duhen, asgjë përvecse për ti përcarë shqipëtarët që të mos mund të bëhen dy vete bashkë

Këto parti janë kthyer në çeta banditësh që turren për të shqyer ndonjë copë që mund tu ketë mbetur dy çetave të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Kjo tregon se në Shqipëri pluralizmi është kthyer në një banalitet neveritës. Dhe këtë po e provon përvoja e këtyre viteve të kapitalizmit. Po sa herë i preken interesat, opozita nën dirigjimin e “Gjeneral” NON-GRATEs, bërtet se në Shqiperi nuk ka pluralizëm sepse po e shkatërron Edi Rama. Sic duket, Saliut, atje nga ballkoni e quan pluralizëm vetëm kur është vetë në pushtet e të tjerët në opozitë. Parimisht, të kesh shumë parti, do te thotë të kesh shumë alternativa në të mirë të vendit, jo te kesh shumë karrike për kryetarët e tyre.

Kur një partie në pushtet brenda mandatit, i burgosen gati gjysma e kabinetit , dhe gjysma tjetër është nën hetim për korrupsion, pa u ndalur në nivelet e tjera të administratës Shteterore, tregon qartë se ajo nuk është parti, po një qetë që udhëheq bandat рër tu pasuruar nëpërmjet pushtetit e në rrugë të paligjshme, prandaj ajo duhet të nxirret e jashtëligjëshme, sepse populli nuk mund ti mbajë tërë jeten në zverk. Si rregull kur partia në pushtet është konsumuar dhe s’ka çfarë prodhon më mendja e saj në të mire të shqipëtarve, njerëzit i kthejnë syte nga opozita dhe kërkojnë rrotacionin e pushtetit. Po opozitë-zeza, ndodhet sot në ditën e Kijametit, dhe në vend që të merret me veten, të organizohet e të bëhet e besushme për shqiptarët, ajo merret me mullinjte e eres, dhe është e përcarë në 3 copa, dhe secila lufton për hesap të vet për të marrë emrin dhe vulën e Partisë.

Po edhe lidershipi i saj nuk ua mbush mendjen shqiptarëve. Një pjesë vazhdon ti mashtrojë poshtë pallatit se Sali Berisha do te vijë në pushtet me revolucion, pale se është shpallur NON-GRATA nga SH.B.A., dhe ndodhet në arrest shtëpije, dhe shqipëtarët i kanë provuar mbi kurriz krimet е qeverisjes të tij. Po asnjë shprese nuk ngjallin as Lulzim Basha që ka disa hesape të pambyllura me drejtësinë, dhe as Flamur Ndoka që ka marrë pozicionin e liderit të rithemelimit, që përflitet për korrupsion e pastrim parash, po as mjekrroshi Bardhi, që një ditë do të përballet me drejtësinë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit nga bandat që ua komandonte në Elbasan. Partia Demokratike me qenë fati, duhet të vijë në pushtet në zgjedhjet e 2025. Po zor e ka.

I vetmi aktivitet i saj gjatë kësaj periudhe kanë qënë disa, protesta te neveritshme, dhe aksjoni me fishekzjarre e molotov në sallën e parlamentit. Ajo në vend që në kuvend të japë alternativa e besim te qytetarët, bllokon foltoren dhe paralizon veprimtarinë parlamentare. Po kujt ti besosh tjetër nga opozita e sotme, Ilir floririt, që drejton një parti familjare dhe e njohur botërisht për korrupsion. Apo partive bishta që luajnë rolin e mizës së kalit, her me një parti e here me një tjetër, për të siguruar një karrike deputeti. Në këto kushte, shqiptarët do të zgjedhin të keqen më të vogël, dhe do të votojnë prap partinë në pushtet. Po kjo nuk është e drejtë, e keqja e madhe apo e vogël qofte, ajo mbetet e keqe. Nga kjo sëmundje nuk ka mundur të shpëtojë as lëvizja komuniste e pas viteve 90.

Teoria dhe praktika e komunizmit shkencor nuk e pranon pluraizmin partiak në këtë lëvizje, po disa te vetëquajtur “Teoricion” krijuan parti me emra komuniste, kur ishte në një aktivitet mbi 30 vjeçare P.K.Sh. Ekzistenca e kater partive komuniste ne Shqiperi, ka çuar në përçarjen dramatike të lëvizjes Komuniste, duke i bërë kështu një shërbin të zellshëm borgjezisë. Në këto situata ku ndodhet sot shoqëria Shqiptare, me kaq shumë parti politike, por që nuk po i sjellin ndonjë të mirë vendit, ndoshta i shkon epiteti që thuhet në fillim, se,”Çetat e Partive, janë bërë si tufat e bagëtive»». At’herë për cfarë na duhen tërë këto parti?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related