Zotnia i Shkodrës”, Ferdinand Bushati ka mbyllur sot sytë përgjithmonë në moshën 91 vjeçare.

I njohur ndryshe edhe si mësuesi i artistëve dhe zbuluesi i telentëve të reja shkodranë por jo vetëm, Bushati la një vepër të jashtëzakonshme dhe të gdhendur me shkronja të arta, në fusha të tilla si, muzikë, kulturë dhe art.
Nga viti 1967 deri në vitin 1991 Ferdinand Bushati dha kontributin e tij, si drejtor i ish-Klubit të Rinisë ”Heronjtë e Vigut” duke zbuluar talentë të rinj në fusha të ndryshme të artit.
Ndonëse, trupi i figurës emblemë të Shkodrës do të largohet dalëngadalë nga kjo botë, për Shkodrën, dhe bijtë e saj ai do të mbetet gjithmonë një ikonë e artit.
Veprat e tij do të jenë të paharruara në arkivin e historisë ndër vite dhe do të jetë një shembull frymëzues për brezat pasardhës. “Zotnia i Shkodrës” është skalitur thellë në mendjet e tyre, për të mos u venitur kurrë ndër dekada e shekuj me radhë.
Miq, dashamirës dhe të afërm i kanë kushtuar disa fjalë të ndjera, njeriut me vlera dhe virtyte, të madhit, Ferdinand Bushati. Këngëtarja e njohur shkodrane, Myfarete Laze i ka dhënë lamtumirën “babait të saj artistik”, duke thënë se kur ikin vlerat, dhimbja bëhet edhe më e madhe.
