Kritikat ndaj reformës gjyqësore, Meksika ngrin marrëdhëniet me SHBA dhe Kanadanë

Data

Qeveria e Meksikës ka ngrirë marrëdhëniet me ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, tha të martën Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador, pasi ambasadorët e tyre kritikuan një reformë të propozuar gjyqësore të mbështetur nga udhëheqësi meksikan.

“Ka një pauzë”, tha Presidenti Lopez Obrador gjatë një konference shtypi, duke sqaruar se ngrirja ishte me ambasadat dhe jo me vendet.

Presidenti meksikan mbështet një reformë që kërkon zgjedhjen e gjyqtarëve si dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë përmes një votimi popullor.

Një komision i dhomës së ulët të Kongresit të Meksikës e miratoi propozimin të hënën vonë, duke i hapur rrugën miratimit nga Kongresi i sapozgjedhur që merr detyrën në muajin shtator.

Përkrahësit thonë se reforma do ta forcojë demokracinë dhe do të ndihmojë në rregullimin e një sistemi, për të cilin ata argumentojnë se nuk i shërben publikut. Nga ana tjetër, kritikët thonë se reforma do të anonte gjyqësorin në favor të ekzekutivit, do të ndërpresë karrierën e gjyqtarëve dhe do t’i bëjë gjykatat më të cenueshme përballë ndikimit kriminal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related