sh-gjyqtarja e Elbasanit mjaft e përfolur Pajtime Fetahu është një nga njerëzit e drejtësisë që akuzohet nga SPAK për korrupsion në shumën 11 mijë euro plus një monedhë flori që dyshohet se ka marrë nga Mikael Kamami dhe bashkëpunëtori i tij, Arzen Mama, djali i “Dine Çamit”.
Vetë gjyqtarja Fetahu, e cila thirrej me nofkën “Komshia”, nuk del në asnjë komunikim të drejtpërdrejtë me anëtarët e kësaj organizate, as rezulton të jetë përdoruese e aplikacionit “Sky”, por SPAK i kanë mjaftuar disa komunikimi të bëra në “Sky” mes Arzen Mama, sekretares Denada Toda dhe Mikael Kamamit, që të çojë në “arrest shtëpi” ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.
Edhe pse jo komunikuese direkte, SPAK thotë se ka evidentuar dy raste ku Pajtime Fetah ka marrë nga Mikael Kamami, nëpërmjet Arzen Mama, shumën monetare prej 10 mijë euro, 1 mijë euro në rastin e dytë dhe një monedhë floriri në rastin e tretë, në shenjë dhurate për nder të lindjes së mbesës së saj, pasi Pajtimja ishte bërë gjyshe.
Por nga ana tjetër në bisedat e zhvilluara mes dy anëtarëve të organizatës kriminale, ata flasin se Pajtimja i ka kërkuar Arzen Mama, që ti lejë një aparat telefonik.
Edhe sipas bisedave del qartë se Pajtimja takohej me Arzen Maman në ambientet e shtëpisë së saj dhe merrte informacion nga grupi “Çopja” me emrat konkretë si Nuredin Dumani, Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku.
Por gjatë kësaj kohe, kur Pajtimja ka mbyllur në burg Erjon Alibej, një muaj më pas në muajin Tetor 2020, hapet një thashetheme sikur ishin lëshuar disa masa arrestimi për Mikael Kamamin, Hajdar dhe Franci Çopjan për ngjarjen e masakrës së trefishtë në Bradashesh.
Për këtë lajm në 13 Tetor 2020, Franc Çopja bisedon në “Sky” me Mikael Kamamin në lidhje me disa masa arresti që janë nxjerrë për ngjarjen tek “Dervishi”, duke ju referuar ngjarjes së ndodhur në 29 dhjetor 2018 ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dilgjeri dhe miku i tyre, turku Erdal Dyranaj.
Në komunikim e sipër mbi problemin e urdhër-arresteve Franc Çopja i dërgon mesazh në “Sky” Mikael Qosjas me përmbajtje si më poshtë vijon duke përmendur emrin e një prokurori: ”…po prap ky K… vetë duhet ta dinte, apo i kanë sjell ato të Tiranës? Po i solli, po tek K… do shkoj…”.
SPAK thotë se gjyqtarja Pajtime Fetah për shkak të pozicionit të punës ka marrë vendime, të cilat më pas ia ka bërë me dije Mikael Kamamit, nëpërmjet Denada Todes dhe Arzen Mama.
Gjithashtu Pajtime Fetahu ka informuar Mikael Kamamin në lidhje me të dhënat që ajo i ka mësuar për shkak të detyrës si dhe vendimmarrjes së saj mbi çështjen që ka patur në gjykim.
Në 18 shtator 2020 Pajtime Fetahu, ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë, duke caktuar masën e “arrestit në burg” për Erion Alibej dhe këtë vendimmarrje të saj ia ka përcjellë Mikael Kamamit, përmes sekretares Denada Toda dhe Arzen Mama.
