Skandali me mbetjet toksike, mbyllet Uzina e Çelikut, KURUM i lë “targën” Shqipërisë, kinezët pritet të vijnë në…

Data

Nuk kanë fund bëmat që vijnë nga Metalurgjiku i Elbasanit. Sali Berisha u dha uzinën më të madhe të përpunimit të çelikut turqve, të cilët po ashtu janë privilegjuar nga qeveria aktuale, e cila dihet për vëllazërinë me Erdogan. KURUM u përfshi në skandalin e mbetjeve, pasi mbi 800 mijë ton lëndë toksike u ndaluan në Tajlandë. Por, teksa nisën akuzat dhe dyshimet, plasi një tjetër skandal. KURUM do të mbyllë disa reparte të saj dhe për pasojë 500 punonjës kanë mbetur pa punë. Ata janë njoftuar se sektori i përpunimit të çelikut dhe i petëzimit do i nënshtrohet një remonti dhe për pasojë puna do të pezullohet pa afat.

Dyshimet janë se shkarkimet janë tip presioni ndaj qeverisë për skandalin e mbetjeve. Vetë KURUM ka reaguar duke tentuar të justifikohet. “Shoqëria, duke parashikuar një përkeqësim të situatës ekonomike gjatë muajve në vijim, ka vendosur në fillim të muajit gusht, të fillojë negociatat me sindikatën dhe procedurat ligjore për një numër të caktuar punonjësish, duke u ofruar atyre alternativën e largimit nga puna pas 3 muajve kundrejt shlyerjes së të gjitha detyrimeve dhe pagesës se shpërblimit të vjetërsisë në punë sipas ligjit, me opsionin gjithmonë të rikthimit në rastin më të parë të rifillimit të punës në fabrika”, shprehet KURUM.

Reagon Sindikata

Por ish-Sekretari i Sindikatës së Punonjësve të Industrisë, Taf Koleci, ka deklaruar se punonjësit e larguar janë në pritje të një kompanie kineze që pritet të vijë në zonë. Koleci ka zhvilluar negociatat mes punonjësve dhe kompanisë. “Është bërë marrëveshje që punonjësit e larguar të marrin 60% të rrogës. Të njëjtët do të rikthehen në punë, pasi do të jenë në pritje të ardhjes së një firmë kineze rreth fillimit të nëntorit. Kjo kompani, (për të cilin Koleci thotë se nuk ka dijeni për emrin), do të rimarrë në punë të larguarit (që sipas tij nuk janë 500, por vetëm 250 punëtorë)”, tha Koleci, i akuzuar aktualisht nga Sindikata se ka përfaqësuar interesat e kompanisë dhe jo ato të punëtorëve në këtë proces. Vetë Konfederata e Sindikatave ka reaguar nga ana e saj, duke kritikuar KURUM. Por duket se sindikatat te ne kujtohen “pas pilafit”.

Drejtuesit e tyre janë me vila, makina luksi dhe miliona në llogari bankare, teksa kur plasin skandale mjaftohen me një deklaratë shtypi. “KSSH mendon dhe është e bindur se “lepuri” fle diku tjetër. Së pari kompania “Kurum International” sha është e paorganizuar, pastrukturuar dhe e paaftë të përballojë konjukturën botërore të çmimit të hekurit dhe të mbetjeve e skorieve të tij, ku Kina po ndikon shumë në rritjen e çmimit. Investimet e kryera në vijimësi e veçanërisht ato të fabrikës së petëzimit kanë qenë të pasuksesshme dhe ndoshta të fryra qëllimisht për përfitime të padrejta”, thuhet në reagim. Lidhur me largimin e punonjësve duket se dhe qeveria ka bërë sikur ka marrë masa. Inspektorati i Punës ka nisur një inspektim, por dhe ai me gjasë sa për të larë duart. Vetë qeveria i ka dalë në krah kompanisë turke te skandali i mbetjeve.

Vihet në lëvizje Prokuroria

Ndërkohë mësohet Prokuroria e Durrësit zbarkoi të hënën pranë zyrave të kompanisë Kurum në Elbasan dhe sekuestroi dokumentacion që besohet ka lidhje me çështjen e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

E pyetur nga BIRN, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli tha: “ne kemi marrë gjithë dokumentacionin që mendojmë se ka lidhje me çështjen”. Eksporti i dyshuar i mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u denoncua më 5 gusht nga ‘Basel Action Netëork”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara. BAN ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh prej 175 mijë tonësh e linjës ‘Maersk’ u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Toën në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase.

Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Netëork”, BAN, beson se anija ‘Maersk Campton’ dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, ‘Maersk Candor’, kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën. Bazuar në sinjalizimin e BAN, autoritet portuale i kanë bllokuar në Singapor kontenjerët e nisur nga Shqipëria dhe ato pritet të rikthen në Durrës në muajt e ardhshëm.  Prokuroria ka identifikuar kompaninë “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontenjerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e këtyre produkteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related