Ligji i ri i diplomacisë iu shton mandatin ambasadorëve të përjetshëm, si po “saldohet” trupi diplomatik në…

Data

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në fjalën e tij në konferencën e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, foli ditën e djeshme për Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, i cili sipas tij do të energjizojë diplomacinë.  Ministri theksoi se ligji nuk do të jetë streha e të paaftëve e mediokërve, ndërsa theksoi se do të hap dyert e shërbimit të jashtëm për gjithë shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare. “Ky ligj nuk është hartuar thjeshtë për të hartuar diçka, por t’i shërbejë frymës së re dhe dinamikës që t’i japim punës e veprimtarisë diplomatike në çdo dimension, brenda e jashtë vendit, në marrëdhëniet dypalëshe dhe ato shumëpalëshe, me organizatat ndërkombëtare e tjerë

Mbi të gjitha, ligji nuk do të jetë streha e të paaftëve e mediokërve, po do të mbështesë e stimulojë gjithkënd që e do këtë profesion dhe i është përkushtuar me mish e me shpirt. Ndër shumë të tjera, ligji do të hapë dyert e shërbimit të jashtëm për gjithë shqiptaret e shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare duke u njohur meritat, punën dhe kontributin”, tha ai. Por nëse shohim detajet nga ky ligj i ri, bien poshtë fjalët e Z.Hasani. Si mund të sjellë energji te diplomacia, kur ambasadorëve të Shqipërisë do iu shtohet mandati. Ata nuk do të kenë më mandat 3 vjeçar, por do të qëndrojnë në krye të misioneve diplomatike për 4 vite.

Ndryshe nga sa ligji më parë parashikonte që “Funksioni i kreut të misionit diplomatik është, si rregull, 3 vjet”, ligji i ri thotë se mandati kreut të misionit diplomatik bëhet 4 vite.“Mandati i kreut të misionit diplomatik është katër vjeçar. Kreu i misionit diplomatik nuk mund të ushtrojë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshëm në misione diplomatike dhe poste konsullore”, thuhet në projektligj.

Reagimet

Albert Rakipi, kryetar i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, është kritik për propozimet e fundit ligjore, që sipas tij jo vetëm që nuk korrigjojnë ligjin e vitit 2015, por e thellojnë atë. Sipas Rakipit, heqja e pragut prej 20% ka sjellë klientelizëm në diplomaci dhe ka vendosur në pozitë të pafavorshme diplomatët e karrierës. “Emërimet klienteliste në shërbimin e jashtëm bazuar kryesisht tek klani, qoftë ky klan politik, krahinor, mbi lidhje gjaku apo edhe një klan që bazohet te marrëdhënia transaksionale, paraja dhe favoret, që tashmë është ndoshta dominues, përfundojnë për fat të keq në krijimin e një mostre që dikur e kam quajtur ‘tirania e kushërinjve’. Dhe kushërinjtë, siç shpjegova nuk janë kushërinj vetëm mbi lidhje gjaku,” thotë Rakipi.

Edhe Tritan Shehu, ish-ministër i jashtëm i vendit ndan të njëjtin mendim. “Po të shikojmë ligjin në tërësi, ligji është një përkeqësim i ligjit famëkeq të 2015-ës, që i hapi rrugën patronazhistëve në trupin diplomatik, hoqi përqindjen që ishte në ligjet e vjetra të atyre që mund të futeshin në nivele të diplomacisë nga jodiplomacia, pa karrierë diplomatike, që ishte një përqindje e vogël – e hapi krejtësisht dhe që solli pastaj një “disaster” të plotë në sistemin e diplomacisë duke shkatërruar sistemin e karrierës, ambicionin apo dëshirën e diplomatëve për të bërë karriere, duke emëruar në sistemin diplomatik shqiptar njerëz pa asnjë lidhje me diplomacinë, madje duke i caktuar në nivelet më të larta, edhe ambasadorë njerëz të tillë, që mund të jenë të ndryshëm, por nuk kanë lidhje me diplomacinë; biles njerëz që ishin rezidencë në vendet ku u caktuan ambasadorë, por që bie ndesh me parimet diplomatike kjo gjë; duke tejkaluar afatet e ambasadorëve sot… Sot kemi ambasadorë që kanë mbi 12 vjet dhe është skandal i vërtetë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related