Ligji për Shërbimin e Jashtëm, ministri Hasani: Synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë

Data

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mbajti fjalimin hapës në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, duke thënë se kjo konferencë ringjall një traditë të dobishme për diplomacionë tonë.

Ai tha se politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit, ka krijuar arritje të panjohura më parë, që sipas tij kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive

Hasani foli edhe per nje ligj te ri te sherbimit te jashtem, qe sipas tij synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë.

“Ndërkohë shumë shpejt do të kemi edhe një ligj të ri të shërbimit me Jashtë. Ky ligj nuk është hartuar thjeshtë për të hartuar diçka, por t’i shërbejë frymës së re dhe dinamikës që rrahim t’i japim punës e veprimtarisë diplomatike në çdo dimension, brenda e jashtë vendit, në marrëdhëniet dypalëshe dhe ato shumëpalëshe, me organizatat ndërkombëtare etjerë. Mbi të gjitha, ligji nuk do të jetë streha e të paaftëve e mediokërve, po do të mbështesë e stimulojë gjithkënd që e do këtë profesion dhe i është përkushtuar me mish e me shpirt. Ndër shumë të tjera, ligji do të hapë dyert e shërbimit të jashtëm për gjithë shqiptaret e shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare duke u njohur meritat, punën dhe kontributin”, tha ministri.

Fjala e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Igli Hasani

I nderuar zoti Kryeministër,

Të nderuara zonja deputete,

Të dashur kolegë, miq e të ftuar

Zonja e zotërinj ambasadorë, konsuj të përgjithshëm,

Rëndom falenderimet bëhen në fund të një ligjërate, por do t’i shpreh në krye të kësaj hyrjeje të shkurtër.

  • Përfitoj nga rasti të falenderoj kryeministrin Edi Rama për praninë e sotme këtu në konferencën tonë dhe vëmendjen që i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushtojë diplomacisë, punës dhe dinamikës së politikës sonë të jashme.
  • Një falënderim i veçantë shkon për zëvendëskryeministren dhe kolegen nga Sllovenia, Tanja Fajon, mike e mirë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, mbështetëse dhe avokate e proceseve të integrimit europian të Shqipërisë, por edhe të vendeve të rajonit; e cila do të na bashkohet pas pak;
  • E pa dyshim mirënjohja ime shkon edhe për kryetaret e komisioneve parlamentare, të gjithë kolegët ministra, dhe ata përfaqësues të shoqërisë civile, mediave e botës akademike, shqiptarë e miq të huaj, të cilët patën mirësinë të bëhen pjesë e këtij kuvendi tri ditor, shprehje elokuente e faktit që politika e jashtme e vendit tonë dhe zbatuesit e saj nuk janë një sekt i mbyllur e i izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare, por sot e gjithë ditën një sistem i hapur, demokratik.

Pa ngurruar mund të themi se diplomacia jonë është një organizëm i gjallë, shumëdimensional, i projektuar drejt së ardhmes, e cila vepron sipas parimit të enëve komunikuese jo vetëm me segmentet e tjerë të qeverisë e të shtetit, por edhe të mbarë shoqërisë, një ekip i aftë të përballojë sfidat komplekse të botës ku jetojmë dhe të ofrojë perspektiva.

Pse Konferenca e Ambasadorëve mbahet sot pas tetë vjetësh? Ideja ishte të ringjallim një traditë të dobishme dhe t’i rikthehemi përvojës për të shkëmbyer mendime dhe bashkëvepruar mes gjymtyrëve të të njëjtit organizëm, duke sendërtuar një sinergji të domosdoshme mes tyre. E parë si një moment reflektimi dhe bilancesh të punës së përbashkët, Konferenca duhet të shërbejë si një instrument efektiv se çfarë duhet bërë më shumë dhe, ç’është më e rëndësishme, çfarë duhet bërë më mirë sot e në ditët në vazhdim. Dhe kjo konferencë do të jetë një takim i përvitshëm e nuk do të presim me vite për ta kujtuar si vegim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related