Zhytësit kanë gjetur edhe trupin e personit të fundit të zhdukur nga superjahti i fundosur pak ditë më parë në brigjet e Siçilisë.
Hannah Lynch, 18, vajza e manjatit britanik Mike Lynch, ishte personi i 7 që humbi jetën nga mbytja e jahtit te henen e 19 gushtit.
Biznesmeni britanik Mike Lynch humbi jetën së bashku me vajzën e tij, ndërsa u gjetën të pajetë edhe kryetari i bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, gruaja e tij Judy, avokati Chris Morvillo dhe gruaja e tij Neda.
Jahti u fundos rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale të së hënës.
Nga 22 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e varkës, 15, përfshirë gruan e Lynch, Angela Bacares, u shpëtuan pasi u larguan me një varkë shpëtimi.
Ndërsa trupi i Recaldo Thomas, kuzhinieri që punonte në superjaht, u nxor nga vendi i ngjarjes që të hënën.
