Doli para togave të zeza, zbardhet vendimi për efektivin Erion Goxhara

Data

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e “arrestit në burg” për efektivin e policisë Erion Goxhara.

Ne seancën me dyer te mbyllura mësohet se, Goxhara ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer në dëm të Lorenc Kostës.

Goxhara ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike.

Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo. Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psiqike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related