Rrugët që inauguron ministrja Belinda Balluku vijojnë të gllabërojnë miliona nga buxheti i shtetit. Gazetarja e kronikës Klodiana Lala përmes një postimi në Facebook ka denoncuar së fundmi, sipas saj, një skandal në lidhje me projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Lala shkruan se kjo vepër është tmerrësisht e dobët, por askush nuk flet për këtë skandal, sepse, sipas saj, Bashkim Ulaj që është edhe oligarku që zotëron “Gener2”, kompaninë koncesionare, i ka shtrirë tentakulat majtas e djathtas. “Rruga Thumanë Kashar është një aferë që iu kushtoi qytetareve 300 mln euro, por është njëherazi dhe vepër tmerrësisht e dobët.
Por keni pare ju te flitet për skandalin? Fare. Nuk guxon njeri, sepse Bashkim Ulaj i ka shtrire tentakulat majtas e djathtas. Patjetër dhe në media. Fli popull se nesër do jesh dhe më mirë, do të rrahin e s’do te lënë të qash”, shkruan Lala. Thumanë-Kashar, që është autostrada e parë e kategorisë A në Shqipëri, u hap për qarkullim më 30 qershor. Rruga është e kalueshme kundrejt një pagese 2.52 euro me TVSH për çdo mjet. Koncensionari planifikon të mbledhë të paktën 1.3 miliardë euro të ardhura bazë për 35 vite. Sipas krahasimeve, autostrada Thumanë – Kashar, do të jetë një nga katër autostradat më të shtrenjta në Evropë sa i përket tarifës, ndërsa e krahasuar me fuqinë blerëse ajo është më e shtrenjta në Evropë.
Denoncimet për Ballukun
Kjo aferë ka ngritur në këmbë banorët e Thumanës, të cilët kanë zhvilluar 7 protesta. Edhe dje ata u ngritën në këmbë për padrejtësitë që po iu bëhen. Banorët kanë dalë kundër kësaj afere pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre. Edhe opozita ka denoncuar se vendimi për të bllokuar hyrje-daljet në Thumanë, nga autostrada për në rrugën e vjetër të Fushë-Krujës, është i papranueshëm dhe korruptiv. “Bllokimi i hyrje-daljeve në Thumanë, nga autostrada për ne rrugën e vjetër të Fushë-Krujës, është i papranueshëm dhe një vendim i hapur korruptiv. Ky vendim që ka bekimin dhe lejen e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, po falimenton më shumë se 1000 biznese që ndodhen ne aksin Thumane-Fushë Kruje. Jo vetëm kaq, por po pengon lirinë e lëvizjes, një nga kolonat kryesore për të cilën studentët, punëtorët dhe intelektualët u ngritën para 32 vitesh.
Ky vendim arbitrar qëndron edhe sot, edhe pse banorët e zonës kanë protestuar dhe e kanë kundërshtuar projektin. Ata janë sot të izoluar me keq se në komunizëm, atyre u duhet të shkojnë në shtëpi apo punë duke i rënë rreth e qark, dhe duke paguar tarifën e babëzisë qeveritare. Korrupsioni nuk ka sy dhe veshë, por vetëm stomak. Oreksi i madh i qeverisë për propaganda, për të thënë se ka shkurtuar kohën e udhëtimit, u zgjat rrugën për në shtëpi banorëve të zonës së Krujës dhe u shkurton jetën bizneseve të tyre të vogla dhe të mesme”, u shpreh ajo pak ditë më parë. Në këtë mes, nuk përmendet emri i Bashkim Ulajt. Edhe Sali Berisha nuk ia ka thënë kurrë emrin pasi ai jo vetëm që është ndërtuesi i rrugës me pagesë Kashar-Thumanë, por edhe përfituesi i gjithë të ardhurave ditore që merr nga kjo rrugë për dhjetëra vite më pas. Nuk pipëtin as edhe një fjalë që t’i numërojë këtij ndërtuesi të gjitha koncesionet, përfitimet, ndërtimet, apo ta sulmojë si botues atë dhe gjithë familjen e tij siç jemi mësuar ta dëgjojmë të bëjë në 30 vite.
Po përse Sali Berisha e ka mbyllur gojën për Bashkim Ulajn dhe Gener 2 dhe nuk e hap si çorape siç e bën me këdo tjetër? Kjo histori është fare e thjeshtë: Përveç koncensioneve të shumta dhe ekskluzive edhe apartamenet ku banojnë ai me Lirinë, Argita me dhëndrin dhe Shkëlzeni në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, janë ndërtuar nga Bashkim Ulaj dhe janë marrë nga familja Berisha në rrethana shumë të dyshimta dhe kompromentuese. Këto apartamente dhe garazhe po aty janë sekuestruar nga SPAK pas hetimeve për klubin “Partizani”.
Edhe zyra (me qira??) e Sali Berishës ndodhet në shumëkatëshin luksoz të ndërtuar nga botuesi dhe ndërtuesi Ulaj përballë Radio Televizionit Shqiptar. Si dhe sa ka marrë Sali Berisha nga këto të mira imobiliare? Është e njohur nga të gjithë se Bashkim Ulaj gjatë kohës kur Sali Berisha ishte në pushtet ka marrë shumë koncesione dhe favore publike miliardere nga qeveria, mes të tjerash një koncesion minerar në Fushë Krujë, një koncesion për të hapur gropa në gjithë rrugët e vendit për të shtrirë fibra optike duke u bërë kështu monopolist në këtë fushë, dhe koncesionin për hidrocentrale në perlën natyrore të Valbonës. Me të njëjtën skemë si ajo e Vilës në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha dhe familja e tij ka vepruar edhe me apartamentet, garazhet në pallatin luksoz te rruga “Mustafa Matohiti” ku thërret mbështetësit e tij të protestojnë
