Serbia e akuzoi se ka kërcënuar selitë e saj diplomatike, reagojnë ashpër familjarët e të riut: Propagandë e pisët

Data

Familjarët e të riut, Denis Krasniqi kanë reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm dhe atij të jashtëm të Serbisë, pasi e akuzonin atë se ishte autor i mesazheve kërcënuese drejtuar dy selive diplomatike serbe në Gjermani dhe Austri.

Sipas familjarëve, pretendimet e ngritura nga zyrtarët e lartë serbë janë një propagandë e pisët dhe shumë e ulët që po bëhen në dëm të djalit të tyre.

ProfitSence Logo

Ato tregojnë se Denisi vuan nga Autizmi që prej lindjes së tij, dhe autoritetet zvicerane dhe po ashtu ato serbe janë në dijeni në gjendjes së tij të invaliditetit, por po e përdorin emrin e tij thjesht për qëllime propagandistike.

“Kjo është propagandë e poshtër. Edhe shteti armik serb e din për kë bëhet fjalë. Denisi është person me nevoja të veçanta, probleme që i ka që nga lindja.

Shteti i Zvicrës e din këtë gjë. 90% është shkalla e invaliditetit të tij. Serbia e din që nuk ka asnjë rrezik nga familjari ynë, ky madje as nuk flet. Për këtë edhe Zvicra, as që e ka marrur në pyetje për pretendimet e Serbisë.

Është e ultë, është marre të bëhen propaganda të tilla. Mirëpo, jemi mësuar tashmë që gjëra të tilla dhe shumë më të rënda të bëhen nga shteti i Serbisë”, tha një familjar i Denis Krasniqit.

Më herët, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç u shpreh se autori ishte zbuluar nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë dhe është identifikuar si Denis Krasniqi, 26 vjeç nga Zvicra, prindërit e të cilit janë me origjinë nga Kosova.

“Në lidhje me mesazhet kërcënuese të marra përmes postës elektronike nga Aeroporti i Beogradit, ambasadat dhe konsullatat tona në Austri dhe Gjermani, dhe Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme mori informacion zyrtar nga Gjermania dhe Zvicra se bëhet fjalë për Denis Krasniqi, 26-vjeçar nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova,” tha Daçiç.

Gjithashtu, ministri i Brendshëm, Daçiç pretendon se autori përgjegjës ndodhet aktualisht me pushime në Kosovë, ndërsa ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti që pritet të ekzukutohet sapo ai të kthehet në Zvicër.

Kërcënimet janë raportuar nga ambasadat e Serbisë në Austri dhe Gjermani, dhe autoritetet serbe si dhe ato ndërkombëtare po merren seriozisht më këtë rast, pasi i frikësohen një sulmi të mundshëm të paralajmëruar terrorist që mund të vënë në rrezik jetën e rezidentëve serbë në këto vende.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related