Një 61-vjeçar, banues në Burrel mësohet të ketë rënë nga lartësia e katit të dytë në QSUT, ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
