Një oqean me ujë nën sipërfaqen e Marsit, por a ka jetë në planetin e kuq? Çfarë treguan të dhënat sizmike nga sonda robotike

Data

Ekziston një oqean i madh dhe i lëngshëm me ujë në Mars, pretendon një analizë e re e të dhënave nga sonda robotike InSight e NASA-s. Ky mision u nis në vitin 2018, me qëllim të regjistrimit të aktivitetit sizmik në Planetin e Kuq dhe shpejt u zbulua se – Marsi është ende gjallë. Kjo analizë e re është një tjetër tregues se uji në Mars nuk u avullua kur planeti humbi atmosferën e tij miliarda vjet më parë, ose se uji ishte i kufizuar në kapakët e akullit polar. Megjithatë, qasja në atë ujë është praktikisht e pamundur.

Nuk është një oqean sipërfaqësor, sepse uji shtrihet nëpër shtresa shkëmbi, duke filluar të paktën 11 kilometra nën sipërfaqen e planetit. Sipas përllogaritjeve të studiuesve të Universitetit të Kalifornisë në San Diego dhe Berkeley, vlerësohet se mes shkëmbinjve ka aq shumë ujë sa mund të mbulojë planetin dhe se më pas sipërfaqja e ujit do të ishte dy kilometra e thellë

Por as në Tokë nuk ka asnjë mundësi për të gërmuar 11 kilometra në thellësi, dhe për këtë arsye ka pak shpresë se një gjë e tillë mund të arrihet në Mars.

Të dhënat sizmike të “Insight” përdoren për zbulimin e ujit

Në mungesë të një teknologjie të tillë shpimi, shkencëtarët analizuan të dhënat e valës për të kuptuar përbërjen e kores së planetit dhe materialin brenda. Këto të dhëna u mblodhën nga sonda “Insight” gjatë misionit të saj katërvjeçar, i cili përfundoi në dhjetor 2022.

Ndër të dhënat ishin regjistrimet e të ashtuquajturve “Termetet e Marsit”, por edhe goditjet e meteorëve që shkaktojnë tërmete sipërfaqësore në këtë planet. “Insight” regjistroi shpejtësinë me të cilën përhapen valët sizmike gjatë ngjarjeve të tilla.

Ekipi hulumtues përdori modele të fizikës shkëmbore për të llogaritur vetitë e kores së Marsit kur këto valë që udhëtojnë shpejt kalojnë nëpër të. “Qëllimi është të lidhim atë që ndodhet brenda shkëmbit me shpejtësinë e zërit,” shpjegoi Vashan Wright, një gjeofizikan në Institutin Scripps të Oqeanografisë në San Diego, i cili drejtoi analizën. “Sa më i dendur shkëmbi, aq më shpejtë mund të depërtojë zëri. Nëse shtoni pak ujë të lëngshëm, shpejtësia do të rritet. Nëse e thyeni, shpejtësia do të ulet.”

Wright dhe kolegët e tij nuk hynë në hulumtim duke pritur të gjenin ujë të lëngshëm nën sipërfaqe – ata prisnin të gjenin ndonjë sasi uji, nga zero në 100 përqind, ose ujë që depërtonte nëpër shtresa shkëmbi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related