Opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve për bashkinë e Himarës, KQZ vendos më 21 gusht

Data

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka caktuar 21 gushtin si datën kur do të vendosë fatin e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Himarës, të fituara nga kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo. Gati dy javë nga procesi, KAS do të shqyrtojë ankimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për pavlefshmërinë e rezultatit të 4 gushtit. Trupa e 5 anëtarëve, do të mblidhet për të verifikuar pretendimet e opozitës për parregullsi të zgjedhjeve dhe do të vendosin nëse do të lihet në fuqi fitorja e Vangjel Tavos. Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” depozitoi më 9 gusht ankimimin për zgjedhjet në Himarë. Në shkresë u pretendua se pamundësia e qytetarëve të cilët kishin mjetet e identifikimit të skaduara solli parregullsi të votimit.

Ndërkaq të djathtët akuzojnë mazhorancën se kanë përdorur administratën publike për të siguruar fitoren dhe për këtë arsye kërkojnë pavlefshmërinë e rezultatit. Kandidati i PS, Vangjel Tavo u vu në krye të Bashkisë së Himarës me 1477 vota më shumë se kandidati opozitar Petro Gjikuria. Nëse KAS, vendos rrëzimin e kërkesës së “Bashkë Fitojmë” mbetet shqyrtimi nga Kolegji Zgjedhor si hallka e fundit ligjore që do t’i japë fund debatit për zgjedhjet e Himarës. Ndërkohë edhe pse ka ende debate te opozita,kandidati fitues i zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit, në bashkinë e Himarës, socialisti Vangjel Tavo tha pak ditë më parë se çdo ditë ndodhet në zyrën e tij elektorale për të pritur banorët, dëgjuar problematikat e tyre të cilat premton se do i zgjidhë sapo të hyjë në zyrën e bashkisë.

“Kam filluar punën. Defakto kam marrë detyrën, dejuro presim vendimarrjen e KAS, KQZ. Po pres. Jam në zyrën time elektorale deri në momentin që do të futem në zyrën e baskisë. Nuk jam marrë as në fushatë dhe as pas fushatës me ta. Ata gjatë fushtatës e kishin kuptuar humbjen e thellë që do të pësonin dhe nisën me deklaratat e tyre për ti paraprirë disfatës elektorale. As jam marrë dhe as nuk do të merrem ndonjëherë me rivalët e mi. Përkundrazi i kam ftuar të bëhen pjesë e projektit tonë për Himarën e himariotët”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related