Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Kukësit, pas një sherri të ndodhur mes disa adoleshentëve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit.
Ndërkohë forca të shumta policia shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë vetëm pak minuta më parë, në kryeqytet ka ndodhur një sherr, ku ka mbetur një 46-vjeçar i plagosur me thikë.
