Zjarri në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, reagon Moska: Nuk paraqet rrezik!

Data

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se forcat ruse ndezën një zjarr në objektet e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia në Ukrainën jugore.

Zjarri ishte i dukshëm nga territori i kontrolluar nga Kievi, tha ai, por treguesit e rrezatimit ishin në nivele normal

 

Një zyrtar lokal në qytetin ukrainas të Nikopol tha se kishte raporte jozyrtare se forcat ruse i vunë zjarrin kullave ftohëse duke djegur gomat e makinave. Ai u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë.

Pak minuta më vonë, administrata ruse e termocentralit të okupuar ukrainas Zaporizhzhia njoftoi se forcat zjarrfikëse po punonin për të shuar zjarrin pranë kullave ftohëse të uzinës, duke theksuar se zjarri nuk e preku fare termocentralin dhe nuk kishte asnjë ndikim në siguria e uzinës.

Kreu i rajonit të Zaporizhzhias, i emëruar nga Moska, Yevgeny Balitsky, akuzoi Ukrainën për ndezjen e zjarrit duke bombarduar qytetin aty pranë të Enerhodar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related